Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama për më shumë se një dekadë, nuk është i panjohur në botën e artit.
Megjithatë, lajmi se galeria e njohur bashkëkohore Société po përfaqëson veprat e tij erdhi si surprizë për shumëkënd, madje edhe për njohësit e artit.
“Société ka kënaqësinë të njoftojë përfaqësimin e Edi Ramës, artistit dhe kryeministrit aktual të Shqipërisë”, shkruhet në faqen e galerisë berlineze.
Rama i bashkohet në këtë mënyrë një grupi ndërkombëtar artistësh në përbërjen e galerisë, përfshirë Trisha Baga, Lu Yang dhe Petra Cortright.
Vitin e kaluar, Marian Goodman ekspozoi punimet e tij në hapësirën e saj në Paris: skulptura qeramike me ngjyra të guximshme që duket sikur janë gërmuar nga një recif koralor, si dhe veprat abstrakte në letër – shumë prej tyre faqet e kalendarëve – dhe wallpaper të dizajnuara prej tij.
Një profil i Ramës në Financial Times në 2016 tregonte histori të ngjashme: kur mikpriste Angela Merkel në Tiranë, një nga prioritetet e tij ishte të prezantonte kancelaren me artistët e njohur evropianë që kishin ardhur për hapjen e Centre for Openness and Dialogue.
FT-ja gjithashtu përmend ambientin artistik në zyrën e tij: kuti me lapsa ngjyrash, wallpaper me vizatime nga puna e përditshme dhe ndikimin e “fuqisë magjike të artit” të mësuar nga rotacioni i diskutueshëm i pikturave në kuzhinën e gjyshes së tij.
Në Société, Rama do të shfaqë më shumë nga skulpturat e qeramikës dhe veprat në wallpaper – shumë prej tyre të krijuara gjatë takimeve dhe telefonatave mbi dokumente zyrtare të ricikluara – të cilat ai ka prodhuar gjatë dekadës së fundit./AP/Katror.info