Ideja e Federatës së Futbollit të Uellsit është që të përdoret emri uellsian ‘Cymru’ pas Kupës së Botës “Katar 2022”.
Botërori “Katar 2022” do të jetë turneu i fundit i madh, në të cilin Uellsi do të quhet Uells. Kështu pretendojnë ata në ishuj, të paktën. Shoqata e Futbollit të Uellsit tashmë e ka bërë të qartë, se ata synojnë ta quajnë veten ‘Cymru’ dhe duan që kështu ata të njihen edhe për pjesën tjetër të botës si të tillë, shkruan Dosja.
“Ekipi duhet të quhet gjithmonë ‘Cymru’, kështu e quajmë ne këtu,”- tha Noel Mooney, president i Federatës së Futbollit të Uellsit (FAW), për Press Association. Ai gjithashtu shton: “Pikëpamja jonë për momentin është se në nivel kombëtar ne e quajmë veten ‘Cymru’. Kështu i quajmë ne ekipet tona kombëtare. Nëse shikoni faqen tonë të internetit, si flasim për veten tonë… ne jemi ‘Cymru’,”- thotë ai.
Tani për tani, shpjegon ai, ka pasur “biseda jozyrtare” me UEFA-n për ta vlerësuar ndryshimin e mundshëm. Ata konfirmojnë se në “Katar 2022” do të njihen si Uells, nuk ka dyshim për këtë, por synimi i tyre është që gjithçka të ndryshojë më pas. “Ndryshimi,- thonë ata, – është qëllimi i tyre për të promovuar “ringjalljen e gjuhës uellsiane”.
“Mendoj se viti 2023 do të jetë një vit, në të cilin do të kemi një diskutim të mirë me të gjitha palët e interesuara: qeveritë, bordet tona, këshillat dhe organet vendimmarrëse, stafin, klubet dhe lojtarët…”,- thotë Mooney, i cili shpjegon se gjëja më komode ishte të shkoje në Katar me emrin Uells.
“Ne jemi një organizatë shumë e hapur demokratike dhe nuk kemi vendosur sot në mënyrë të njëanshme të bëjmë diçka të tillë”,- pohon ai, duke mbrojtur idenë se ky ndryshim duhet të mbështetet nga të gjitha palët e përfshira, megjithëse për momentin është optimist.
Kujtojmë se sot në ndeshjen që u zhvillua në ora 11:00, Uellsi u mposht na fazen e dytë të grupeve nga Irani, në minutat e kohës shtesë të pjesës së dytë, me rezutat 2:0./Katror.info