Ekonomia e eurozonës sërish po rritet, por mund të luftojë për të ruajtur vrullin për pjesën tjetër të vitit.
Prodhimi i brendshëm bruto në 20 vendet që ndajnë monedhën euro u rrit me 0.3 për qind në tremujorin e dytë, krahasuar me tre muajt e mëparshëm, sipas një vlerësimi zyrtar të publikuar të hënën.
Bruto Produkti i Brendshëm kishte rënë me 0.1 për qind në tre muajt e fundit të vitit 2022 ndërsa ngeci në tremujorin e parë të këtij viti, raporton cnn.
Të dhënat zyrtare treguan se norma e përgjithshme e inflacionit ka vijuar të bjerë këtë muaj, transmeton Telegrafi.
Indeksi i çmimeve të konsumit për eurozonën u rrit me 5.3 për qind, nga 5.5 për qind në muajin qershor.
Por inflacioni bazë – i cili heq kostot e paqëndrueshme të ushqimit dhe energjisë – mbeti i pandryshuar në 5.5 për qind në muajin korrik. Dhe inflacioni për shërbimet dhe ushqimet e papërpunuara u ngjit përkatësisht në 5.6 për qind dhe 9.2 për qind.
Pavarësisht të dhënave inkurajuese ekonomike, ka shenja se rajoni mund të jetë drejt stagnimit për pjesën tjetër të vitit.
“Të dhënat e sotme vërtetojnë gjerësisht perspektivën tonë afatshkurtër, e cila parashikon rritje shumë të dobët në gjysmën e dytë dhe një moderim të verës në ritmin e dezinflacionit të ndjekur nga një rënie relativisht e mprehtë në tremujorin e katërt”, shkruajnë analistët e Oxford Economics.
Rimëkëmbje e dobët
Ekonomia e eurozonës u godit rëndë dimrin e kaluar nga rritja e madhe e çmimeve të energjisë që pasoi pushtimin e Ukrainës nga Rusia – por të dhënat nga dy ekonomitë më të mëdha të Evropës të premten kishin sinjalizuar se një rimëkëmbje ishte duke u zhvilluar. /Telegrafi/Katror.info
Përgatiti:
