Në Javën Kulturore të Kombeve të Bashkuara, Shkodra priti ekspertë të trashëgimisë jomateriale nga e gjithë bota, pjesë e programeve të trajnimit të UNESCO-s.
Gjatë vizitës së tyre në Shkodër ata patën mundësinë të njiheshin me qytetin si dhe me traditën e bukur familjare të ndërmarrjeve artizanale si një pjesë e pasurisë kulturore dhe trashëgimisë shkodrane.
Së bashku panë nga afër mënyrën sesi prodhohen dhe promovohen produkte të artizanatit si dhe ndikimin e tyre në kulturën dhe ekonominë lokale.
U diskutua gjithashtu mbi rëndësinë dhe vemendjen që UNESCO i kushton mbrojtjes dhe promovimit të artizanatit si një pjesë të trashëgimisë kulturore të njerëzimit si dhe mundësitë e bashkëpunimit në asistimin e specialistëve në ruajtjen e teknikave tradicionale dhe aftësive të lidhura me artizanatin.
Specialitët e DRTK Shkodër e kanë shoqëruar grupin e ekspertëve ndërkombëtarë në disa punishte si psh në argjendarinë “Gjonej” dhe në tezgjah “Gjino Mjeda”, mjeshtrat e të cilëve i kanë mikpritur me dashamirësi./Katror.info