Ministria e Financave ka njoftuar se janë ekzekutuar pagesat për të gjithë pensionistët.
Sipas njoftimit, ‘arsyeja e shtyrjes së ekzekutimit të pagesave ka qenë aplikimi i shtesës prej 100 euro sipas vendimit të Qeverisë në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin, për të cilën ka qenë i nevojshëm një proces shtesë verifikimi.’
Pensionistët mund t’i tërheqin pensionet e tyre në orët e paraditës.