Sopranoja Elbenita Kajtazi dhe tenori Saimir Pirgu debutojnë në festivalin e Edinburgt-ut
Elbenita Kajtazi dhe Saimir Pirgu së bashku do të performojnë në skenë me rolet e Don Jose dhe Micawla në operën Carmen, transmeton albinfo.ch.
Së bashku me Operën Komike të Parisit, Elbenita e Saimiri do të ngjiten në skenë më 4, 6, dhe 8 gusht, si pjesë e festivalit internacional të Edinburg-ut.
Vlen të theksohet se opera shtetërore e Vjenës do t’i bashkojë prapë në fund të tetorit dy artistët shqiptarë me rolet Mimi dhe Rudolfo nga opera La Boheme./Katror.info