Pronari i rrjetit social X, i njohur më parë si Twitter, Elon Musk tha se planifikon të imponon një abonim mujor për të gjithë përdoruesit e X, me qëllim të luftimit të botëve.
Musk e paraqiti këtë ide gjatë një bisede të gjerë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
“Ne po kalojmë në një pagesë të vogël mujore për përdorimin e sistemit X,” i tha Musk Netanyahut, sipas Variety.
Musk nuk tha se sa do t’u kushtonte përdoruesve të rrjetit social plani i ri i abonimit, apo cilat veçori të tjera do të përfshihen në pagesë. Ai theksoi se do të jetë një abonim i vogël.
Ai shpjegoi idenë e tij si mënyrën më efektive për të luftuar kundër sistemit të botëve. Ai tha se fakti që çdo llogari përdoruesi kërkon një shumë të caktuar parash do të zvogëlojë interesin e atyre që formojnë grupe të tilla njerëzish. Musk tha gjithashtu se do të jetë më e ndërlikuar për kompanitë që merrën me prodhimin e botëve, pasi do ta kenë të vështirë të gjejnë numrin e madh të kartave të ndryshme bankare që do të nevojiten për pagesë.
Aktualisht, X tarifon vetëm për simbolin e kaltër të verifikuar, të cilin Musk e prezantoi kur mori përsipër kompaninë dhe ai abonim kushton tetë dollarë. Përdoruesit e verifikuar kanë më shumë përfitime se përdoruesit e zakonshëm dhe së fundmi ata kanë gjithashtu mundësinë për të fshehur verifikimin e tyre.
Raportet tregojnë gjithashtu se ka pasur biseda brenda kompanisë për të ngarkuar këdo që dëshiron të ketë një llogari në rrjetin social X./Katror.info