Elon Musk ka postuar një video në profilin e tij në platformën e rrjeteve sociale X.
Në këtë video ai ka prezantuar aftësitë e reja të Optimus, robotit të kompanisë Tesla.
Optimus can now sort objects autonomously 🤖
Its neural network is trained fully end-to-end: video in, controls out.
Come join to help develop Optimus (& improve its yoga routine 🧘)
→ https://t.co/dBhQqg1qya pic.twitter.com/1Lrh0dru2r
— Tesla Optimus (@Tesla_Optimus) September 23, 2023
Optimus tani është në gjendje të vetë-kalibrojë krahët dhe këmbët e tij duke përdorur vetëm kodues të vizionit dhe pozicionit të kyçeve, përmes të cilave ai mund të lokalizojë saktësisht gjymtyrët e tij, transmeton Telegrafi.
I kalibruar me saktësi, Optimus mëson detyra të ndryshme në mënyrë më efikase, ndërsa rrjeti i tij nervor funksionon tërësisht në bord, duke përdorur vetëm vizionin.
Por kjo video nuk ishte gjithçka që u postua në lidhje me robotin Optimus në ditën e djeshme.
Profili “Elon Musk Parody” replikoi duke vendosur edhe një fotografi të grupit të robotëve Optimus, ku si mbishkrim ishte “The gang”./Katror.info