Legjenda e muzikës Elton John po shet pronën e tij në Atlanta pasi ishte shtëpia e tij për më shumë se 30 vjet, dhe ai dëshiron ta bëjë atë për një çmim që është pak më pak se pesë milionë dollarë.
Apartamenti ka katër dhoma gjumi, me shtatë banjo, ka pak më shumë se 13,300 metra katrorë hapësirë jetese, i theksuar nga një dhomë e gjërë e jetesës që mund të strehojë lehtësisht një piano. Eshtë i pajisur me një dhomë ngrënie të bukur në krye me hapësirë galerie, ambienti i zyrës është i veshur me dru, si dhe ka një sallon të madh me dritare nga dyshemeja deri në tavan.

Banjoja luksoze është e mbuluar me oniks, e gjithashtu ka më shumë hapësirë në dollap. Apartamenti është i pajisur me një palestër, si dhe ka një dhomë spa për masazh.
John shpjegoi se vendosi ta shesë sepse thjesht nuk i duhet tani që turneu ka mbaruar.
Gjatë koncertit të fundit në Atlanta, këngëtari iu drejtua publikut me emocione të dukshme. “Kam jetuar këtu për 30 vjet dhe kam shijuar çdo minutë të kaluar këtu. Unë do t’ju mbaj në zemrën time, në shpirtin tim dhe nuk do t’ju harroj kurrë.”/Katror.info