Nominimet për çmimet Emmy 2025 janë shpallur zyrtarisht. Aktorët Harvey Guillén dhe Brenda Song bënë publike emrat e nominuar në një ceremoni të mbajtur në Wolf Theater të Akademisë së Televizionit në Los Angeles, më 16 korrik.
Seriali dramatik “Severance” i Apple TV+ u veçua nga të tjerët me 27 nominime, ndërsa prodhimi i errët i HBO-së, “The Penguin”, mori 24 nominime, shkruan Al Jazeera, përcjell Katror.info.
Në kategoritë komedi, seriali “The Studio” kryeson me 23 nominime.
Ndër nominimet më të rëndësishme për Serial Dramatik janë: The White Lotus, The Last of Us, Severance dhe The Diplomat.
Në kategorinë Serial Komedi garojnë emra si The Bear, Hacks, Only Murders in the Building dhe Abbott Elementary.
Në kategorinë Miniseri, përmendim: The Penguin, Adolescence, Dying for Sex dhe Black Mirror.
Aktori më i mirë në dramë: Pedro Pascal (The Last of Us), Adam Scott (Severance), Gary Oldman (Slow Horses)
Aktorja më e mirë në dramë: Bella Ramsey (The Last of Us), Britt Lower (Severance), Kerry Russell (The Diplomat)
Në komedi, kandidatë të spikatur janë Jeremy Allen White (The Bear), Seth Rogen (The Studio), dhe Martin Short (Only Murders in the Building).
Ceremonia e 77-të e çmimeve Primetime Emmy Awards do të mbahet më vonë gjatë vitit 2025, me shumë pritshmëri për emrat e mëdhenj që garojnë këtë vit./Katror.info