Endrita Brahimi, kadete e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka pranuar Monedhën e Komandantit, në kuadër të kursit të kryer në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst.
Lajmi është ndarë nga Ambasada britanike në Kosovë, duke uruar Endritën për arritjen e saj, transmeton Katror Media.
Po ashtu, edhe Akademia Ushtarake Mbretërore Sandhurst ka uruar Endritën, dhe kadetët tjerë nga vende të tjera që kanë ndjekur akademinë.
Kjo medalje jepet si njohje e performancës së qëndrueshme dhe shembullore të meritës dhe përfaqësimit të shkëlqyer të vendeve përkatëse të kadetëve./Katror.info