Një sfungjer i teknologjisë së lartë mund të thithë avujt e ujit nga ajri dhe ta shndërrojë atë në hidrogjen të pastër që mund të përdoret në automjetet dhe makina.
Ky sfungjer përdor elektrolizën për të nxjerrë hidrogjen të pastër dhe mund të mundësohet nga energjia diellore ose e erës, duke prodhuar lëndë djegëse nga energjia elektrike e rinovueshme, shkruan Good News Network.
Automjetet mund të pajisen me qelizat e karburantit hidrogjenor, të cilat shkaktojnë djegien e hidrogjenit të pastër me oksigjen dhe krijojnë një efekt të ngjashëm me atë kur digjen lëndët djegëse fosile, përveç se emetimi i vetëm është hidrogjen + oksigjen = ujë.
Dhjetë metra katrorë të materialit mund të prodhojnë mbi 90 litra hidrogjen të pastër çdo orë, dhe shkencëtarët llogaritin se 100 metra katrorë mund të zëvendësojnë tërë gazin natyror të një shtëpie familjare.