katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    6 hours ago
    Rexhaj: MASHTI duhet ta rishikojë shumën e subvencionimit për blerjen e librave
    6 hours ago
    Kosova me trajner kampion nga Suedia
    14 hours ago
    KRU “Prishtina” publikon orarin e autobotëve për furnizim me ujë për pije
    17 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Siparantum” i Kosovës kualifikohet për “Grand Prix” në Tajlandë
    6 hours ago
    ​Ushtria e Kosovës dhe Shqipërisë trajnohen për ndërtimin e urave ushtarake “Mabey Johnson”
    8 hours ago
    Çmimi në Itali ngrit emrin e Melisa Ibrahimit në toplistën e pianistëve
    19 hours ago
    Lumbardhi i Deçanit me objekt të ri shkollor
    21 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    I fejuari i Dua Lipës – “James Bondi i ri”?
    14 hours ago
    Nis festivali i komedisë ‘KoKo Fest 2025’ në Korçë
    21 hours ago
    Shfaqja ‘13’ hap Festivalin e 55-të të Teatrove në Ferizaj
    21 hours ago
    “Ulpiana Fest” në frymën e ringjalljes së qytetit antik dardan
    21 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    6 hours ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    2 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    2 weeks ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    A e dini se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
    4 days ago
    Çokollata e zezë ndihmon me kujtesën dhe zemrën
    6 days ago
    “Dubai” çokollata e ktheu fëstëkun në një biznes shumë fitimprurës
    2 weeks ago
    Kivi, fruti i parë me miratim shëndetësor nga BE-ja
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor
    21 hours ago
    Cilësohet si treni ekspres më i ngadaltë në botë, arsyeja pse do t’ju habisë…
    2 days ago
    Njihuni me pishinën më të gjatë në botë me valë artificiale!
    2 days ago
    Lidh dy shtete dhe fsheh histori të pazakontë, ura më e gjatë prej druri në Evropë!
    2 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Energjia nga dielli – një zgjidhje për kursim
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Energjia nga dielli – një zgjidhje për kursim

Last updated: 19/07/2025 9:29 AM
21 Shikime
Shpërndaje
Foto: Kosovo Energy / Foto ilustrim

Haki Emini nga fshati Zhabar i Mitrovicës ka vendosur të investojë në sisteme solare për shtëpinë e tij. Ai thotë se vendimi për ta bërë këtë investim i erdhi pas një takimi të rastësishëm me një person i cili kishte instaluar më herët një sistem të tillë dhe i kishte treguar për përfitimet.

“Rastësisht jam takuar me një person, kështu dhe i kam parë panelet solare; më ka treguar për to. I kisha disa kursime dhe Qeveria e subvencionoi një përqindje dhe vendosa t’i instaloj.” – tha ai për KALLXO.com.

Emini i vendosi panelet solare në çatinë e shtëpisë së tij në nëntor 2024. Sipas tij, sistemi që ka instaluar ka një kapacitet prej 5 kilovatë, i përshtatshëm për nevojat e një familjeje mesatare.

Mundesh me e lexu edhe…

“Unë i kam paguar diku 3,000 euro, kurse Qeveria më ka financuar me diku 1,300 euro.” – shprehet ai, duke shtuar se përfitimet tashmë janë të dukshme në faturat mujore.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sipas llogarive të tij, para vendosjes së sistemit solar familja shpenzonte mesatarisht 50 deri në 60 euro në muaj për energji elektrike. Tani, shpenzimi ka rënë në 30 deri në 35 euro. 

“Gjatë ditës, prej mëngjesit e deri sa të perëndojë dielli, paneli prodhon rrymë.” – thotë ai.

Instalimi i sistemit, sipas Eminit, është bërë brenda një dite. Ai thotë se është i kënaqur me investimin dhe ua rekomandon të tjerëve që kanë mundësi financiare të ndjekin të njëjtën rrugë.

Panelet solare janë duke u shndërruar në zgjidhje të qëndrueshme edhe për bizneset dhe familjet që përballen me kosto të larta të energjisë elektrike në Kosovë. Një nga shembujt konkretë është edhe Fabrika “Proton Cable” në Prizren, ku menaxheri Besim Dida ka vendosur të investojë në burime alternative të energjisë, jo vetëm për Fabrikën, por edhe për shtëpinë e tij.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Panelet solare i kemi vendosur edhe në Fabrikë, edhe në shtëpi.” – tregon Dida për KALLXO.com. “Në Fabrikë i kemi vendosur me kapacitet 540 kilovatë, sepse nuk kemi më shumë hapësirë në kulm. Me dëshirë kishim vendosur edhe më shumë.” – shtoi ai.

Në shtëpinë e tij Dida ka instaluar panele me kapacitet prej 11-kilovatësh dhe thotë se përfitimet janë të dukshme.

“Kur ka diell dhe është koha e hapur na mbulojnë shpenzimet tona: edhe në Fabrikë, edhe në shtëpi. Jemi shumë të kënaqur.” – thotë ai.

Për “Proton Cable” arsyeja kryesore për këtë investim ka qenë kursimi në shpenzimet e energjisë, që janë të larta për një Fabrikë industriale. Por, menaxheri Dida tregon edhe një tjetër arsye që lidhet me tregun europian.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ne eksportojmë kabllo në Europë dhe e kemi parë që Europa në të ardhmen do ta vendosë një taksë për dekarbonizim. Për shtetet si Kosova që nuk janë pjesë e BE-së dhe prodhojnë rrymë nga qymyri, kjo taksë do të jetë barrë shtesë. Prandaj, vendosëm që në Fabrikë ta përdorim energjinë e gjelbër.” – thotë ai.

Panelet janë instaluar në fillim të vitit 2024 dhe shpenzimet e rrymës në disa muaj edhe zerohen, pasi mbulohen nga energjia e prodhuar nga panelet solare.

“Po e marr shembull vetëm muajin prill. Vitin e kaluar, në prill kam paguar 40 euro për rrymë. Ndërsa këtë prill, të vitit 2025, kam pasur minus 9 euro.” – thekson Dida, duke përmendur bilancin pozitiv të prodhimit dhe konsumit.

Sa kushtojnë dhe cilat janë përfitimet?

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kompania “MuqaSolar”, që merret me instalimin e sistemeve solare në Kosovë, konfirmon se interesimi i familjeve për energjinë solare është në rritje, sidomos pas ofrimit të subvencioneve nga institucionet publike.

Sipas përfaqësuesve të Kompanisë, një sistem On-Grid me kapacitet prej 7 kilovatë, që është i përshtatshëm për një familje, kushton rreth 6,000 euro. Ndërsa një sistem hibrid, që përfshin edhe bateri për ruajtjen e energjisë, mund të arrijë deri në 12,000 euro, për shkak të pajisjeve shtesë dhe komoditetit që ofron.

Përfitimet financiare, sipas “MuqaSolar”, janë të dukshme. 

“Një sistem prej 7 kilovatë prodhon rreth 9,000 kilovatë orë në vit, që përkthehet në një kursim vjetor prej afërsisht 810 euro.” – deklarojnë ata.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kompania vlerëson se për përdoruesit familjarë kthimi i investimit ndodh zakonisht brenda 6 deri në 7 vjet, ndërsa për biznese kjo periudhë mund të jetë më e shkurtër, rreth 4 vjet, për shkak të konsumit më të lartë.

Përveç përfitimit ekonomik nga Kompania theksojnë se sistemet solare kanë mirëmbajtje minimale. 

“Panelet nuk përmbajnë pjesë lëvizëse dhe kërkojnë vetëm pastrim një deri në dy herë në vit për të larguar pluhurin ose borën.” – thonë nga “MuqaSolar”.

Sipas tyre panelet solare kanë garanci 25 deri në 30 vjet. Inverterët kanë garanci deri në 10 vjet, ndërsa konstruksioni metalik deri 12 vjet. Mirëmbajtja mund të bëhet nga vetë familjarët ose, nëse ka Kontratë mirëmbajtjeje, nga Kompania.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Përfaqësuesit e Kompanisë thonë se shumica e klientëve janë të kënaqur me performancën e sistemeve solare. 

“Ankesat më të zakonshme kanë të bëjnë me rastet e rralla të mosfunksionimit të inverterit, ose me monitorimin në kohë reale kur ka ndërprerje të internetit.” – theksojnë ata.

Cili është potenciali i Kosovës për energji nga dielli? 

“MuqaSolar” konsideron se Kosova ka kushte shumë të mira për energji diellore, me rreth 2,000 deri në 2,300 orë me diell gjatë vitit. Qytetet që përfitojnë më shumë nga kjo klimë janë: Gjakova, Prizreni dhe Rahoveci.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Interesimi më i madh për instalimin e paneleve është regjistruar në periudhën mars-maj 2024, kur Ministria e Ekonomisë ofroi subvencione prej 250 euro për çdo kilovat të instaluar. Kjo do të thotë se një familje që instaloi një sistem 7-kilovatësh ka përfituar deri në 1,750 euro në formë mbështetjeje.

Në prill 2025, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) miratoi rritje prej 16% në çmimet e energjisë elektrike për të gjitha kategoritë.

Nga data 01.06.2025, sipas Vendimit të ZRRE-së, bizneset e mëdha që kanë më shumë se 50 të punësuar ose më shumë se 10,000,000 euro qarkullim kanë kaluar në tregun e lirë. Këtë Vendim e kanë kundërshtuar bizneset. Në Kosovë janë të regjistruara mbi 1,000 Kompani të tilla që konsumojnë rreth 37% të energjisë së përgjithshme të shpenzuar./Kallxo/Katror.info

TAGGED:BeEnergjiaKursimilajme të miraMitrovicatop2

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Kosova jashtë Listës së Shteteve të Brishta: Çka do të thotë për ekonominë?
Artikulli i ardhshëm Kosova merr pjesë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikës IPhO 2025

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

“Siparantum” i Kosovës kualifikohet për “Grand Prix” në Tajlandë

11 Shikime
Lajme të mira

​Ushtria e Kosovës dhe Shqipërisë trajnohen për ndërtimin e urave ushtarake “Mabey Johnson”

14 Shikime
Lajme të mira

Çmimi në Itali ngrit emrin e Melisa Ibrahimit në toplistën e pianistëve

27 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?