A keni menduar ndonjëherë se si është të fluturosh mbi sipërfaqen e Marsit? Por jo ai që shohim zakonisht kur fluturojnë anije kozmike dhe sonda, por një fluturim si ai i një aeroplani mbi Tokë?
Agjencia Evropiane e Hapësirës ka publikuar një video që mund të përshkruaj një fluturim të tillë mbi sipërfaqen e Marsit. Videoja tregon hapësirën e madhe të Luginës së Marsit dhe Kanjonit të Valles Marineris, i cili do të ishte i ngjashëm me Kanjonin e Madh në Tokë.
Në veçanti, shfaqet një pamje spektakolare e “labirintit të natës” Noctis Labyrinthus, i cili shtrihet përmes kanionit për gati 1000 kilometra.
Sistemi unik i luginave të pjerrëta është i rrethuar nga vullkanet më të larta në Sistemin Diellor, të cilët shkencëtarët besojnë se formuan kanionet e gjera, duke shkaktuar që korja e planetit të shtrihet lart dhe të krijojë çarje miliarda vjet më parë. Le të përpiqemi të shpjegojmë se sa e madhe është zona. Disa nga luginat e kanjonit janë më shumë se 45 kilometra të gjera dhe më shumë se 5 kilometra të thella. Për krahasim, Grand Canyon (d.m.th., Kanjoni të madh në SHBA) ka një diametër total prej 45 kilometrash dhe nuk është më i thellë se 2 kilometra.
Siç thekson ESA, pamjet u krijuan duke përdorur imazhe të detajuara të rajonit të marra nga orbiteri Mars Express i ESA-s dhe të kombinuara me të dhënat topografike ekzistuese, të gjitha të mbledhura gjatë viteve për të krijuar një video që jep një përshtypje 3D të sipërfaqes së Marsit. /Katror.info