Mbrojtësi kosovar, Mërgim Vojvoda, ka bërë transferimin e tij te Como.
Como, pagoi 2.5 milionë euro për të siguruar shërbimet e kosovarit nga Torino, ku i cili ka nënshkruar kontratë trevjeçare.
Trajneri i Comos, Cesc Fabregas, ka thënë fjalë të mëdha për kosovarin.
“Mërgimi sjell përvojë, këmbëngulje dhe qëndrueshmëri në mbrojtje në skuadrën tonë. Aftësia e tij për të operuar në role të shumta mbrojtëse dhe përvoja e tij në Serien A do të jenë të paçmueshme, ndërsa ne vazhdojmë ta forcojmë vijën tonë defansive”, u shpreh Fabregas./Katror.info