Xhudistja kosovare Fatjona Kasapi ka shënuar një sukses të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, duke u renditur e shtata në garën prestigjioze European Open që u mbajt në Tallinn të Estonisë, shkruan Katror.info.
Kasapi e nisi garën me performancë të shkëlqyer, duke mposhtur fillimisht Tova Grandberg nga Suedia 🇸🇪 dhe më pas Maya Leopold nga Izraeli 🇮🇱, fitore që i siguruan vendin në çerekfinale. Në këtë fazë, ajo u përball me xhudisten franceze Chloe Devictor 🇫🇷, ndaj së cilës u mund, duke kaluar më pas në raundin e repesazhit.
Në këtë ndeshje vendimtare për vendin e pestë, Fatjona u përball me Dora Bortas nga Kroacia 🇭🇷, por nuk arriti të sigurojë fitore, duke e përmbyllur garën në pozitën e 7-të. Ky rezultat përbën një hap përpara në rrugëtimin e saj sportiv dhe dëshmon përkushtimin e saj të vazhdueshëm ndaj xhudos.
Ndërkohë, xhudistja tjetër nga Kosova, Dëbora Gjakova, këtë herë nuk arriti të tregojë formën e saj më të mirë dhe nuk siguroi fitore në këtë edicion të garës./Katror.info/