Në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) u nënshkrua zyrtarisht marrëveshja ndërmjet FBK-së dhe Grupit të Sigurimeve SAVA, duke përfshirë edhe degët ILLYRIA Life dhe ILLYRIA.
Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, theksoi rëndësinë e kësaj marrëveshjeje për zhvillimin e basketbollit në vend, duke e konsideruar çdo sponsor si partner të rëndësishëm për sportin kosovar. “Do të punojmë shumë që ky partneritet të jetë sa më efektiv dhe afatgjatë, duke e thelluar edhe më tej bashkëpunimin,” tha Fetahu.
Ndërkohë, Shpend Balija, CEO i ILLYRIA, deklaroi se basketbolli kosovar po ecën në rrugën e duhur dhe se SAVA dhe degët e saj do të ofrojnë mbështetje maksimale për arritjen e sukseseve të reja.
Sipas marrëveshjes, Grupi i Sigurimeve SAVA do të shërbejë si Sponsor Zyrtar i Statistikave për aktivitetet e FBK-së, duke kontribuar në zhvillimin profesional të sportit./Katror.info