katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    12 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    12 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    12 months ago
    Postimet e fundit
    KQZ i fton qytetarët të kontrollojnë vendvotimin për zgjedhjet e 12 tetorit
    5 hours ago
    Shpërndahet materiali zgjedhor nëpër komuna
    5 hours ago
    Madhështia e Beethovenit në Kosovë – thirrje për paqe në kohë trazirash
    7 hours ago
    Shqipëria për rezultat pozitiv në udhëtim te Serbia
    8 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Presidentja Osmani mandaton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së Kosovës
    5 hours ago
    Shqiptarja nga Kosova në mesin e 25 lidereve më me ndikim në SHBA
    1 day ago
    Kosova për herë të parë me skanim lazer falë mbështetjes gjermane
    1 day ago
    FBK dhe SAVA nënshkruajnë marrëveshje partneriteti për mbështetje të basketbollit kosovar
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Zbulohet një intervistë e humbur prej 50 vitesh me John Lennon
    5 hours ago
    Robbie Williams rikthehet me turneun “Long 90’s Tour”
    1 day ago
    Edi Rama hyn në botën e artit bashkëkohor me Société
    1 day ago
    Dua Lipa ndër yjet botërorë me më shumë këngë mbi 1 miliard dëgjime në Spotify
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    3 days ago
    OpenAI dhe AMD nënshkruajnë marrëveshje historike
    5 days ago
    OpenAI kap vlerën 500 miliardë dollarë
    1 week ago
    “Minus World” – Gabimi që shpërtheu imagjinatën e lojtarëve të Super Mario Bros
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i kanellës në mbrëmje
    4 days ago
    5 ushqimet më të shëndetshme të vjeshtës
    5 days ago
    Kungulli i artë i vjeshtës, ja pse duhet ta konsumoni!
    1 week ago
    Portokalli si frut dhe veçoritë e tij
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Rrugët më të bukura hekurudhore për të parë ngjyrat e vjeshtës
    9 hours ago
    Bukuritë e Budapestit që nuk duhen humbur
    3 days ago
    Kopenhaga: Një destinacion që vlen të vizitohet në çdo stinë të vitit
    1 day ago
    Fluturim “rozë” mbi ujërat e liqenit të Pogradecit
    1 day ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: FC Drita synon ta fitojë “finalen” e parë sonte në Prishtinë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Sporti n'Katror

FC Drita synon ta fitojë “finalen” e parë sonte në Prishtinë

Last updated: 21/08/2025 8:37 AM
12 Shikime
Shpërndaje
Foto: FC Drita

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, më 8 korrik e kishte mposhtur 1:0 kampionin e Luksemburgut, Differdange 03. Fitore 3:2 shënoi edhe në Differdange më 15 korrik. Fitoren ndaj ekipit nga Luksemburgu skuadra nga Gjilani e synon të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” për të bërë një hap para drejt kualifikimit historik në Ligën e Konferencës.

Ndeshja Drita – Differdange 03 zhvillohet të enjten nga ora 20:00 në Prishtinë. “Finalja” e dytë, siç e quan trajner i Dritës, Zekirija Ramadani, luhet pas një jave.

Trajneri shkupjan ka kërkuar nga lojtarët e tij të jenë të durueshëm dhe të kenë qasje profesionale, si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje.

Mundesh me e lexu edhe…

“Na pret ndeshje ndaj një kundërshtari që kemi njohuri. E kishim në raundin e parë të Ligës së Kampionëve. Ka disiplinë taktike dhe është vështirë të depërtosh në mbrojtjen e tyre. Duhet të kemi durim dhe qasje profesionale, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Duhet të gjejmë hapësira dhe të këmbëngulim në lojë më ofensivë. Jemi të barabartë dhe do të isha i lumtur të udhëtonim edhe me avantazh minimal, ashtu siç bëmë herën e parë. E rëndësishme është të mos pranojmë gola. Duhet të jemi racionalë dhe të shënojmë. Nëse shkojmë me një gol avantazh, do të ishim të kënaqur”, ka thënë Ramadani në konferencë për media të mërkurën.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ramadani pranoi se Drita është favorite në letër. Por, ai ka insistuar se në fushë do të përballen dy skuadra të barabarta.

“Ne jemi favoritë në letër, por në fushë jemi të barabartë. Asnjë skuadër nuk ka avantazh. Epitetin e favoritit duhet ta shfaqim në fushë. Kemi përballë një kundërshtar që e njohim dhe na njeh mirë”, është shprehur ai.

Ramadani thekson se ndaj Differdanget, dëshiron fitore.

“Kundërshtarin e njohim mirë dhe do të mundohemi të bëjmë lojën tonë. Në këtë garë ku jemi, unë nuk besoj se ka skuadër që nuk e ndien presionin. Edhe një skuadër më e madhe se ne do ta kishte presionin në këtë fazë të garave. Nuk pres lojë mahnitëse nga lojtarët. Dua rezultatin”, thotë Ramadani.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Drita është në krizë të rezultateve. Fitoret e fundit i ka arritur pikërisht ndaj kundërshtarit që do ta ketë të enjten dhe pas një jave.

Pas fitoreve ndaj Differdanget, Drita humbi pesë ndeshje. Të fundit të dielën nga Ferizaj, në kuadër të xhiros së parë të Superligës së Kosovës në futboll.

“Nëse marrim parasysh sezonin e kaluar, kishim tri ndeshje pa fitore. Pesë humbje rresht nuk më ka ndodhur në karrierën time. Besoj ndoshta edhe Dritës nuk i ka ndodhur kjo ecuri. Por, duhet të kemi parasysh kundërshtarët e nivelit të lartë që kishim përballë. Ndoshta na vështirësoi psikologjikisht humbje ndaj FCSB-së, nga 2:0 në 3:2. Ekipi ka reflektuar edhe në të kaluarën kur është përballur me situata të tilla. Kam bindjen se do të reflektoj sërish. Lojtarët e kanë parasysh se nuk është mirë të kalohen vijat e kuqe. Tani jemi në vijë të kuqe. Kemi qenë të heshtur gjatë kësaj periudhe, prandaj dua që t’i themi të gjitha në fushë, me punë, angazhim dhe luftë sportive”, ka theksuar Ramadani.

Ai ka bërë të ditur se UEFA e ka pezulluar me dy ndeshje kapitenin Rron Broja. Pra Broja do të mungojë edhe të enjten, por edhe pas një jave. Broja u suspendua pas kartonit të kuq në ndeshjen ndaj FCSB-së. Ai pret që në ndeshjet e radhës, lojtarët të jenë më të disiplinuar.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ai ka shtuar se arritja e Dritës në Ligën e Konferencës, nuk do të ishte vetëm sukses, por një histori.


Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, më 8 korrik e kishte mposhtur 1:0 kampionin e Luksemburgut, Differdange 03. Fitore 3:2 shënoi edhe në Differdange më 15 korrik. Fitoren ndaj ekipit nga Luksemburgu skuadra nga Gjilani e synon të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” për të bërë një hap para drejt kualifikimit historik në Ligën e Konferencës.

Ndeshja Drita – Differdange 03 zhvillohet të enjten nga ora 20:00 në Prishtinë. Kjo ndeshje do të transmetohet në KTV. “Finalja” e dytë, siç e quan trajner i Dritës, Zekirija Ramadani, luhet pas një jave.

Trajneri shkupjan ka kërkuar nga lojtarët e tij të jenë të durueshëm dhe të kenë qasje profesionale, si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Nesër na pret ndeshje ndaj një kundërshtari që kemi njohuri. E kishim në raundin e parë të Ligës së Kampionëve. Ka disiplinë taktike dhe është vështirë të depërtosh në mbrojtjen e tyre. Duhet të kemi durim dhe qasje profesionale, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Duhet të gjejmë hapësira dhe të këmbëngulim në lojë më ofensivë. Jemi të barabartë dhe do të isha i lumtur të udhëtonim edhe me avantazh minimal, ashtu siç bëmë herën e parë. E rëndësishme është të mos pranojmë gola. Duhet të jemi racionalë dhe të shënojmë. Nëse shkojmë me një gol avantazh, do të ishim të kënaqur”, ka thënë Ramadani në konferencë për media të mërkurën.

Ramadani pranoi se Drita është favorite në letër. Por, ai ka insistuar se në fushë do të përballen dy skuadra të barabarta.

“Ne jemi favoritë në letër, por në fushë jemi të barabartë. Asnjë skuadër nuk ka avantazh. Epitetin e favoritit duhet ta shfaqim në fushë. Kemi përballë një kundërshtar që e njohim dhe na njeh mirë”, është shprehur ai.

Ramadani thekson se ndaj Differdanget, dëshiron fitore.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Kundërshtarin e njohim mirë dhe do të mundohemi të bëjmë lojën tonë. Në këtë garë ku jemi, unë nuk besoj se ka skuadër që nuk e ndien presionin. Edhe një skuadër më e madhe se ne do ta kishte presionin në këtë fazë të garave. Nuk pres lojë mahnitëse nga lojtarët. Dua rezultatin”, thotë Ramadani.

Drita është në krizë të rezultateve. Fitoret e fundit i ka arritur pikërisht ndaj kundërshtarit që do ta ketë të enjten dhe pas një jave.

Pas fitoreve ndaj Differdanget, Drita humbi pesë ndeshje. Të fundit të dielën nga Ferizaj, në kuadër të xhiros së parë të Superligës së Kosovës në futboll.

“Nëse marrim parasysh sezonin e kaluar, kishim tri ndeshje pa fitore. Pesë humbje rresht nuk më ka ndodhur në karrierën time. Besoj ndoshta edhe Dritës nuk i ka ndodhur kjo ecuri. Por, duhet të kemi parasysh kundërshtarët e nivelit të lartë që kishim përballë. Ndoshta na vështirësoi psikologjikisht humbje ndaj FCSB-së, nga 2:0 në 3:2. Ekipi ka reflektuar edhe në të kaluarën kur është përballur me situata të tilla. Kam bindjen se do të reflektoj sërish. Lojtarët e kanë parasysh se nuk është mirë të kalohen vijat e kuqe. Tani jemi në vijë të kuqe. Kemi qenë të heshtur gjatë kësaj periudhe, prandaj dua që t’i themi të gjitha në fushë, me punë, angazhim dhe luftë sportive”, ka theksuar Ramadani.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ai ka bërë të ditur se UEFA e ka pezulluar me dy ndeshje kapitenin Rron Broja. Pra Broja do të mungojë edhe të enjten, por edhe pas një jave. Broja u suspendua pas kartonit të kuq në ndeshjen ndaj FCSB-së. Ai pret që në ndeshjet e radhës, lojtarët të jenë më të disiplinuar.

Ai ka shtuar se arritja e Dritës në Ligën e Konferencës, nuk do të ishte vetëm sukses, por një histori.

“Prezantimi i Dritës në Ligën e Konferencës, nuk mund të thuhet se do të jetë vetëm një sukses, por thjesht një histori. Duhet të luftojmë për këtë histori, pasi do të mbahemi në mend të gjithë për këtë sukses. Hera e parë mbahet mend gjithnjë”, ka thënë Ramadani.

Në rast të eliminimit, Ramadani, thotë se nuk do të ishte dështim.

“Dështim nuk mund ta llogaris, por duhet të luftojmë që të ngitemi në shkallë. Nëse nuk e kalojmë, atëherë mund të them se nuk ka pasur progres, por jo dështim. Nëse kryesia e vlerëson dështim, atëherë unë i marr të gjitha përgjegjësitë. Nuk e mendoj se a rrezikohet pozita ime. E kemi pasur që nga fillimi synim paraqitjen në Ligën e Konferencës dhe besoj se mund t’ia dalim ta mbyllim me sukses objektivin”, ka thënë Ramadani, shkruan Koha.net.

Drita edicionin e kaluar u ndal në plejofin e Ligës së Konferencës. Por kundërshtarja e edicionit të kaluar Legia, është bindshëm skuadër më e madhe se kundërshtari i këtij edicioni, Differdange./Katror.info

TAGGED:DifferdangeFadil Vokrrifc dritafitoreKampionPrishtinaSPORTSporti n'Katror

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Legjenda e Baselit flet për Jasharin
Artikulli i ardhshëm “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Sporti n'Katror

Kosova në Top 10 të performancës për vitin 2025

14 Shikime
Sporti n'Katror

Kuqezinjtë kërkojnë fitore sonte në Leskovc

13 Shikime
Sporti n'Katror

Franco Foda flet për barazimin ndaj Sllovenisë dhe sqaron pse Zhegrova nuk luajti nga fillimi

9 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?