Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka marrë donacion një program digjital.
E ky donacion ka ardhur nga Federata e Futbollit të Arabisë Saudite dhe për këtë ka njoftuar i pari i FFK-së, Agim Ademi.
Ademi është takuar me sekretarin e përgjithshëm të Federatës së Arabisë Saudite, Ibrahim Alkassim, de ai i ka dhuruar këtë program digjital për lojtarët.
Ky program do të implementohet në FFK, në Lidhjet Rajonale dhe në klube.
“Sot takova Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës së Arabisë Saudite, Ibrahim Alkassim, njeriun që dhuroi programin digjital të kësaj federate për FFK-në.
Ky program implementohet në FFK, në Lidhjet Rajonale dhe në klube.
Ky sistem digjital do të përmirësojë komunikimin dhe do të lehtësojë procedurat administrative në futboll,” thuhet në njoftimin e Ademit./Katror.info