Kompozitori i njohur shqiptar, Gjergj Leka, ka shpalosur detaje rreth festivalit ‘Festa e Këngës Shqiptare’, duke thënë se ai bashkon tre gjenerata, nga mosha 11 deri në moshën 80 vjeç, sepse “muzika nuk ka moshë.”
Leka tha se forca e këtij festivali është fjala. “Është kënaqësi që të dëgjosh një vajzë 15 vjeçare që të këndojë një këngë me tekst, poezitë të Lasgush Poradecit apo Ismail Kadaresë”, tha Leka në rubrikën “Opinion” në News24.
Ai u shpreh se nata finale do të jetë në 27 gusht. “Bëhet një punë kolosale, jemi vetëm 6 vetë që merremi me këtë festival. Kam fatin që janë edhe 3 të huaj”, tha Leka, duke shtuar se forca e këtij festivali janë të rinjtë.
Sipas Lekës, festa e këngës shqiptare ka muzikë dhe tekste cilësore. Leka u shpreh se në datën 26 gusht, pra një ditë para finales, do të organizohen prova me praninë e publikut, një shfaqje falas./Katror.info