Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ka bërë jehonë festivalit të Beratit.
Kreu i qeverisë teksa uron ndjekësit për një ditë të mbarë, thekson edhe se të gjithë ata që do të jenë pjesë, do të shijojnë verërat e kantinave më të mira të zonës, ushqimin e mrekullueshëm, muzikën nga artistët me në zë si dhe transformimet në vazhdim të qytetit.
“Dhe duke ju sugjeruar të mos e humbisni festivalin 3-ditor të verës, ushqimit dhe muzikës në Beratin e Rilindur të UNESCO-s, ku një festë e bukur ju pret në datat 21-23 tetor, me mundësinë që të shijoni verërat e kantinave më të mira të zonës, ushqimin e mrekullueshëm, muzikën nga artistët me në zë si dhe transformimet në vazhdim të qytetit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama.
Ky aktivitet pritet të zgjasë nga data 21 Tetor deri më 23 Tetor.