katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Romani i Jehonë Kicaj “ë” në listën e shkurtër për Çmimin Gjerman të Librit 2025
    7 hours ago
    Valtonen: Shpresojmë që të ketë zgjidhje të bllokadës së Kuvendit dhe qeverisë në Kosovë
    7 hours ago
    KQZ hap aplikimet online për vëzhgues dhe media për Zgjedhjet Lokale 2025
    8 hours ago
    Konferenca rajonale për Fuqizimin e Grave Rurale mbahet në Prishtinë
    9 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Prishtina prezanton linjat e reja të autobusëve për lagjet dhe fshatrat
    9 hours ago
    Dokumentari “4 Çerekët” shfaqet në Festivalin e 5-të të Filmit Sportiv “Prishtina 2025”
    9 hours ago
    Tri vjet Katror Media – Duket pak por flasim për impakt…
    7 hours ago
    Brainobrain Kosova shënon sukses ndërkombëtar
    10 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kush ishte aktori legjendar Robert Redford?
    5 hours ago
    “NOI” triumfon në Greqi – Neritan Zinxhiria fiton sërish ‘Dionisin e Artë’
    10 hours ago
    Tri vjet Katror Media – Duket pak por flasim për impakt…
    7 hours ago
    “Wind of Change” pushton Tiranën, Scorpions ‘ndezin’ kryeqytetin me koncertin në sheshin Skënderbej
    23 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Spotify lejon dëgjimin e çdo kënge falas
    12 hours ago
    Çfarë është platforma e OpenAI që pritet ta sfidojë LinkedIn-in?
    5 days ago
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    2 weeks ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Sa vezë duhet të hamë në ditë?! 
    1 day ago
    Vezët e peshkut, burimi natyral i shëndetit të mirë
    5 days ago
    Është sezoni i tyre, këto janë vetitë shëruese të Shegës
    5 days ago
    Si ndikon ngrënia e mishit të kuq në trupin tonë?
    6 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    12 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Seuli vjen me “autobusin e parë ujor”!
    6 hours ago
    Parisi, “pushton” udhëtimet e brezit të ri këtë vjeshtë!
    7 hours ago
    Oktoberfest 2025 dhe Mynihu që shndërrohet në kryeqytetin botëror të birrës!
    1 day ago
    Gryka e Neredimes po shndërrohet në destinacion të ri rekreativ në Ferizaj
    3 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë dyfishon vizitorët sivjet
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë dyfishon vizitorët sivjet

Last updated: 07/10/2024 10:08 AM
166 Shikime
Shpërndaje
Foto: ETEA / Facebook

Rreth dy mijë tituj kanë qenë kryefjala e Festivalit dhe Panairit të Librit për Fëmijë në edicionin e dytë, bashkë me aktivitete të tjera argëtuese e edukative. Përtej një panairi, ngjarja është një prej formave për të stimuluar interesimin për librin dhe rritjen e kulturës së leximit. Shtande përplot me botime në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, hapësira rekreative e dekore që ngjajnë në organizimin e një lloj feste, ishte imazhi i përgjithshëm i Festivalit

Për pesë ditë në zemër të kryeqytetit librat e ekspozuar në ambient të hapur kanë qenë në fokus të lexuesve të rinj. Rreth dy mijë tituj kanë qenë kryefjala e Festivalit dhe Panairit të Librit për Fëmijë në edicionin e dytë, bashkë me aktivitete të tjera argëtuese e edukative. Përtej një panairi, ngjarja është një prej formave për të stimuluar interesimin për librin dhe rritjen e kulturës së leximit, shkruan Koha.net.

Shtande përplot me botime në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, hapësira rekreative e dekore që ngjajnë në organizimin e një lloj feste, ishte imazhi i përgjithshëm i Festivalit dhe Panairit të Librit për Fëmijë. Por aty për pesë ditë kishte  shumë më shumë. Deri të dielën qe tamam festë e librit. Përplot ngjarje përbrenda, duke përfshirë programe muzikore, bashkëbisedime për artin dhe librat, lojëra, eksplorim i teknologjisë, aktivitete edukative, kulturore, maskota për fëmijë e shumë të tjera. 

Mundesh me e lexu edhe…

Nga 2 deri më 6 tetor, sipas organizatorëve, numri i atyre që kanë vizituar Festivalin dhe Panairin ka shkuar deri në 12 mijë. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Agon Ahmeti, drejtor i organizatës ETEA, që e ka organizuar ngjarjen bashkë me bibliotekën “Hivzi Sulejmani”, ka thënë se edicioni i dytë ka qenë trefish më i suksesshëm se edicioni paraprak i mbajtur vitin e kaluar. 

“Edicioni i dytë mund të them se ka qenë trefish më i suksesshëm se edicioni i parë, gjë që është e natyrshme. Kjo, edhe përkundër faktit që ka pasur tri ditë me shi, por që nuk e ka ndërprerë procesin e punës dhe rrjedhën e Festivalit. Të gjitha palët që kanë qenë të përfshira, të gjitha aktivitetet, programi, shtëpitë botuese edhe ne si organizatorë, e kemi implementuar ashtu siç e kemi planifikuar Festivalin. Ka qenë energji shumë e mirë, e jashtëzakonshme është atmosfera që bëhet aty me fëmijë, me aktivitete, argëtim që kanë karakter edukues e kulturor”, ka thënë Ahmeti, derisa ka krahasuar numrat e vizitorëve nga të dy edicionet.

“Të dhënat e sakta janë problem të gjenden pasi ka qenë ambient i hapur dhe vizitorë kanë ardhur vazhdimisht, por në bazë të një observimi dhe komunikimi që kemi pasur, sidomos me shkollat që kanë qenë të interesuara, vitin e kaluar numri ka qenë prej 3 mijë e 500 deri 5 mijë vizitorë, ndërsa këtë vit është 10 deri në 12 mijë vizitorë. Kemi qenë edhe një vit më shumë dhe publiku është informuar më shumë, kemi pasur më shumë promovim të ngjarjes, më shumë bashkëpunëtorë e partnerë që e kanë financuar, krahasuar me vitin e kaluar. Natyrisht, kjo ka ndikuar edhe më shumë”, ka thënë ai në një bisedë me KOHËN. 

Ngjarjen e ka konsideruar si një prej organizimeve më të dashura për organizatën ETEA. Ka thënë se që nga viti i kaluar kur nisi si ngjarje e kanë menduar ta bëjnë atë tradicionale. Kësisoj, ka thënë se përgatitjet për edicionin e ardhshëm nisin që këtë javë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sivjet ngjarja ka avancuar. I është shtuar epiteti “festival” atij që vjet ishte nisur si Festival i Librit për Fëmijë. 

“Edhe në edicionin e parë kur ka qenë veç Panair i Librit për Fëmijë e kemi pasur hapësirën e aktiviteteve dhe kemi realizuar program për fëmijë, jo aq të larmishëm sa ky edicion, dhe si rrjedhojë e saj kemi menduar se i takon epiteti i festivalit dhe kemi punuar edhe më shumë në këtë drejtim. E kemi pasuruar me një program që ka qenë shpirti i krejt ngjarjes”, ka thënë organizatori i ngjarjes, Agon Ahmeti. 

Edicioni i kaluar qe mbajtur prej 4 deri më 7 tetor, po në sheshin “Zahir Pajaziti” në hapësirën që njihet si amfiteatër i kësaj pjese. 

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë synon nxitjen e kulturës së leximit te gjeneratat e reja dhe të krijimtarisë letrare për fëmijë. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Opinioni që është në publik për sa i përket nivelit të lexueshmërisë dhe kulturës së leximit, është verifikuar, për të mos thënë se gjendja përtej të dhënave statistikore është edhe më keq. Ky është një prej projekteve përmes të cilave ETEA synon të ndikojë pozitivisht për të përmirësuar sado pak gjendjen reale në shoqërinë tonë. Ngjarja është një prej projekteve që punon në këtë drejtim dhe synon të adresojë problematikën për të cilën kemi dëshmi faktike objektive përmes raporteve hulumtuese”, ka thënë Ahmeti. 

Sivjet dhjetë shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë sjellë botimet e tyre. 

Ajo çfarë e mundon letërsinë për fëmijë sot është mungesa e librave të autorëve vendës. Aq sa mungon edhe laureati i një çmimi letrar si ai i Ministrisë së Kulturës që mban emrin e Vehbi Kikajt. “Prurje të varfra” kishte qenë arsyetimi i jurisë që as sivjet të mos ndahet çmimi letrar për veprën më të mirë për fëmijë dhe të rinj “Vehbi Kikaj”. 

Në ditën e fundit të ngjarjes fëmijët kishin mundësinë të jenë pjesë e punëtorisë interaktive me “Young Engineers Prishtina”, ku inovacioni dhe kreativiteti ishin në qendër të vëmendjes. Sipas organizatorëve, përmes lojërave interaktive dhe edukative të vegjlit shijuan çdo moment. 

Më pas është promovuar libërthi “Rrëfenjëzat” e autoreve Lara Vranoci, Rona Fejzullahu, Hera Arifaj, Riana Fejzullahu, Jara Frangu dhe Rita Fejzullahu. Ky libërth u zhvillua në kuadër të Punëtorive të Shkrimit Kreativ të organizatës ETEA./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    “Wind of Change” pushton Tiranën, Scorpions ‘ndezin’ kryeqytetin me koncertin në sheshin Skënderbej
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Pse gjithnjë e më shumë njerëz po iu shmangen lajmeve negative?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Owen Cooper i serialit “Adolescence” fituesi më i ri në historinë e çmimeve Emmy!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kthimi i lulediellit në Kosovë
TAGGED:12 mije vizitoreFemijetlajme të miralibriPanairi i Libritrritja e vizitorevetop4tophome2

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm IKSHPK për ujin nga Badoci: Ka rënie të vlerave të manganit
Artikulli i ardhshëm Donjeta Sadiku e vendosur të fitojë medalje olimpike

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Prishtina prezanton linjat e reja të autobusëve për lagjet dhe fshatrat

34 Shikime
Lajme të mira

Dokumentari “4 Çerekët” shfaqet në Festivalin e 5-të të Filmit Sportiv “Prishtina 2025”

18 Shikime
Lajme të miraPeople

Tri vjet Katror Media – Duket pak por flasim për impakt…

69 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?