Festivali “MareMeum” është stacionuar mbrëmjen e së premtes në mjediset e Petroliferës në Vlorë. MareMeum erdhi si një bashkëpunim i Institutit Italian të Kulturës me Komitetin Kombëtar Italian të Muzikës.
Maestro Zhani Ciko dhe Piktori Artan Shabani thanë se koncerte të tilla pasurojnë jetën kulturore të qytetit.
“Janë aktivitete që tregojnë se ky qytet përveç traditave të saja ka nevojë dhe për këto mbrëmje të veçanta ku vërtet ndihet që është një qytet që integrohet në kulturën Evropiane dhe të jep një kënaqësi”, tha Zhani Ciko.
“Për të tilla aktivitete të gjithë ne kemi nevojë duhet të kultivojmë brenda vetes tonë ato tinguj të vërtetë, si kemi nevojë, jo vetëm Vlora. Për Vlorën është një pasuri e shtuar, një nga ato eventet që nuk do kërkonte një sforcaturë pasi është në nivelet më të larta”, tha Artan Shabani.
Të emocionuar janë shprehur edhe artistët italianë.
“Në Vlorë është hera e parë, qytet i bukur, kemi pasur pak kohë për ta parë, në nisemi herët nesër, por do kemi patjetër një rast tjetër. Jemi popull shumë i ngashëm, një publik i ngrohtë, një vend kaq emocionues, nuk është normale të gjesh një vend kaq të bukur.”
Pas shumë mbrëmjeve artsitike, ky koncert shënoi dhe mbylljen e Festivalit MareMeum në Vlorë, ndërsa i dha qytetit një dimension artistik të veçantë./Katror.info