Më 16 nëntor do të nis Festivali i Teatrit Shqiptar “Moisiu”.
Festival Moisiu është bashkëprodhim i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Teatrit Shqiptar të Shkupit, Teatrit Kombëtar të Shqipërisë e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
“Me mbështetje të plotë të Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministria e Kulturës e Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, teatrot kryesore shqiptare bashkë – organizojnë festivalin më të madh të teatrove shqiptare nga të trija shtetet me 12 trupa teatrore”, bëhet e ditur në njoftim.
Sipas njoftimit, ky festival është emëruar në bazë të artistit të madh shqiptar të teatrit evropian – Aleksandër Moisiu.
Gjithashtu, festivali do të jetë i përvitshëm dhe do të organizohet në çdo nëntor në rotacion: Shkup, Tiranë, Prishtinë. Festivali do të mbahet deri më 27 nëntor.