Fushata “16 Ditët të Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, po vazhdon në vend.
Në nder të kësaj fushate, në mesin e shumë aktiviteteve të organizuara, është edhe koncerti i Filharmonisë së Kosovës.
Në kuadër të fushatës, Orkestra e Filharmonisë së Kosovë organizon koncert në drejtimin e dirigjentit Chris McCracken.
Koncerti do të mbahet më 07 dhjetor 2022 nga ora 19:00, në Atelenë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Ngjarja mbështetet edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit./Katror.info