Fotografitë e Areej Ludo, 25 vjeçares që prej disa muajsh ka lënë vendin e saj, ishujt Filipine për të punuar në Shqipëri, duken nga ato të një vajze që mund të jetojë kudo, mund të udhëtojë ngado, e megjithatë zgjedh Tiranën. Erdhi me pushime, por pastaj nuk donte të ikte më. Tani, jep mësim, është mësuese matematike, rastësisht në një prej zjgedhjeve që Shqipërisë po i zhduken.
“Vitin e kaluar, isha këtu në Shqipëri për pushimet verore edhe ja kalova shumë mirë. Me pelqyen shumë gjëra këtu duke nisur nga bukuritë natyrore, mikpritja e njerëzve. Ata ishim shumë të ngrohtë dhe mikpritës si dhe janë shumë njerëz të lumtur. Gjithmonë kam pas dëshirë të eksplorojë shtete vende të ndryshme. Shqipëria i ka të gjitha. Duke marrë parasysh se unë jam e re këtu, po përballem me shumë sfida.”

“Mirëpo po mësoj shumë gjëra këtu edhe jam duke e shijuar në të njëjtën kohë. Për aq kohë që kam etje për të mësuar sa më shumë dhe të argëtohem këtu, do të kemë gjithmonë gjëra për të eksploruar. Kohën e lirë mudohem ta shfrytëzoj duke bërë shëtitje, duke u marr me sport. Ndonjëherë, luaj tenis me shokët e mi madje shkojmë edhe për hiking. Këtu në Shqipëri pa diskutim më pëlqejnë bukuritë natyrore. Por dua të nënvizoj mikpritjen. Ndihem si në shtëpi këtu. Prej muajit tetor punoj në Tiranë si mesuese. Kam bërë shumë miq”.
Ndërsa është ende në fazë eksplorimi, Areej ka vendosur tashmë se cili është ushqimi I saj I preferuar, megjithëse jo dhe aq autentik; byreku! Jo vetëm prej tij, për momentin nuk ka ndër mend të kthehet, edhe pse vendi I saj I mungon shumë!
“Gjithmonë kam dashur të behem mesuese, nëna ime ka qenë mësuese, kështu që e kam pasur në gjak. Është një ndjesi krejt ndryshe, që merr nga fëmijët që mësojnë nga ty dhe të degjojnë, në një fare menyre rriten me ty. Është një lloj tjetër kënaqësie që merr”.

Para se të vinte në Shqipëri 25 vjeçarja filipineze ka nisur të japë mësim fillimisht në vendin e saj, e më pas në dy shtete skandinave Norvegji dhe Danimarkë./Living.al/Katror.info