Cineplexx organizon eventin “Horror Night” me premierën e horrorit Smile ku biletat do të jenë me çmim special prej 3.00€.
Njëri prej filmave të shumë pritur horror arrin në Cineplexx! Me këtë rast kinemaja organzion eventin Horror Night ku biletat do të jenë me çmim special 3.00€. Ky event do të mbahet në të dy lokacionet e Cineplexx, në Prishtinë dhe në Prizren, duke filluar nga ora 18:00.

Rose është një psikiatre e përcjellur nga diçka që ajo beson se është e mbinatyrshme. Pas një incidenti të çuditshëm me një paciente, ajo fillon të përjetojë fenomene të pashpjegueshme që vetëm ajo mund t’i shohë. Gjatë gjithë filmit, Rose bëhet më paranojake, ajo që po e ndjek është diçka keqdashëse dhe, ndoshta, e mbinatyrshme. Ky horror psikologjik nga Paramount është me regji nga Parker Finn.
Cineplexx gjithashtu ka organizuar një lojë shpërblyese për t’i fituar dy bileta VIP në eventin Horror Night. Ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS apo në kinema prej orës 15:00.
Përgatiti:
