Pas më shumë se një muaji pune intensive në terren, kanë përfunduar xhirimet e filmit “Jerẽm”, projekt i ri filmik me skenar dhe regji nga Ismet Sijarina, shkruan Katror.info.
Filmi është realizuar nga kompania Thumbs Up nga Kosova, në bashkëprodhim me Tunnel Film (Shqipëri) dhe DMF doo Production (Maqedonia e Veriut), duke sjellë një bashkëpunim rajonal për këtë projekt artistik.
Në kastën e aktorëve përfshihen emra të njohur të skenës dhe ekranit shqiptar si: Luli Bitri, Genc Jakupi, Gresa Pallaska, Adem Karaga, Irena Cahani, Refet Abazi, Jonida Vokshi, Basri Lushtaku, Ema Andrea, Edon Rizvanolli, Suela Bako, Besnik Krapi, Xhevdet Jashari, Afrim Mucaj, Anila Krasniqi, Shpetim Kastrati, Bes Bitraku, Arben Bajgora e të tjerë.
Ekipi i filmit ka shprehur mirënjohje të thellë për gjithë kontribuuesit kreativë dhe teknikë që kanë qenë pjesë e këtij procesi intensiv dhe sfidues.
Aktualisht, projekti ka hyrë në fazën e pas-produksionit, me synimin që shumë shpejt “Jerẽm” të takohet me publikun dhe të nisë rrugëtimin në festivalet filmike ndërkombëtare./Katror.info/