Filmi “THIRRJA” (THE CALL) është selektuar në njërin nga festivalet më të rëndësishme botërore, në IN THE PALACE International Short Film Festival, festival ky që është i kualifikuar për Nominimet për OSCAR.
Lajmi është bërë i ditur nga regjisori dhe produceti i filmit Mentor Zymberaj, i cili përmes një postimi në Facebook ka falenderuar bashkpunëtorët si dhe ekupin realizues të këtij filmi.
“Filmi ynë i ri, THIRRJA (THE CALL), selektohet në ndër Festivalet më të rëndësishme Botërore, në Festivalin – IN THE PALACE International Short Film Festival, i cili Festival është i kualifikuar për Nominimet për OSCAR – OSCARS ACADEMY AWARD QUALIFYING”, ka shkruar ai në Facebook. /Katror.info