Ukraina nënshkroi të enjten një memorandum të ri mirëkuptimi për bashkëpunim në mbrojtje me Finlandën, i cili përfshin dispozita për shkëmbimin e të dhënave, prodhimin e municioneve dhe projekte të përbashkëta mbrojtëse, shkruan The Guardian, përcjell Katror.info
Ministri finlandez i Mbrojtjes, Antti Häkkänen, tha se marrëveshja ndërtohet mbi mbështetjen e dhënë Ukrainës gjatë tre viteve të fundit, pasi Finlanda “ndajnë të njëjtën qasje ndaj kërcënimit rus, në dritën e përvojave tona historike.”
“Ky memorandum mirëkuptimi është një tregues se ne duam ta zgjerojmë dhe thellojmë më tej këtë bashkëpunim në dobi të të dy vendeve,” tha ai.
Ndërkohë, Finlanda gjithashtu njoftoi një paketë të re ndihme prej 200 milionë eurosh për Ukrainën, e cila është në pritje të miratimit përfundimtar, duke e çuar vlerën totale të ndihmës së vendit në 3.3 miliardë euro./Katror.info