Fiona Llapashtica, e lindur në Vjenë të Austrisë po mahnitë njerëzit me zërin e saj të mrekullueshëm prej sopranoje.
Ani pse e verbër, asaj nuk i mungon vullneti që t’i dal para botës dhe t’ua tregojë zërin e saj të magjishëm, përcjell Klankosova.tv.
Në një intervistë për Ora Shtatë të Klan Kosova, Fiona tregon se si ndihet kur ngjitet në skenë dhe si ndihet kur merr ngrohtësinë e njerëzve dhe sa shumë e vlerësojnë ata.
“Koncerti i fundit në Kosovë ka qenë shumë i mirë, eksperiencë e mirë dhe njerëzit kanë qenë shumë të ngrohtë”, u shpreh Fiona.
“Kur jam në skenë jam shumë e emocionuar, sepse njerëzit kanë ardhur me më pa mua, me më dëgju, dhe kur filloj të këndojë është një atmosferë shumë e bukur”.
Fiona tregon edhe për inspirimin që e ka marr nga babai i saj, dhe se sa shumë e ka ndihmuar ai në rrugëtimin e saj në muzikë.
“Më herët jam paraqitur në një koncert më të vogël, ku e kam organizuar vet këtu në Kosovë, me ndihmën e babait tim, ku i kam bërë kover disa nga këngët pop dhe jazz që më kanë pëlqyer. Babai më ka inspiruar, ai e ka parë që nga fëmijëria që kam prirje për këndim dhe më ka ndihmuar dhe ushtruar, e më ka shkulluar për muzikë”, tha Fiona./Katror.info