Enxhi Nasufi është shpallur fituese e edicionit të dytë të “Dancing With the Stars”.
Ajo ka qenë e ftuar në “Fan Club” dhe është pyetur se çfarë do bëjë me 50 mijë eurot që ajo fitoi nga ky spektakël.
Sipas saj, nuk e di ende sepse vazhdon të jetë në mjegull dhe akoma nuk ka vendosur për këtë.
“Të them të drejtën nuk e di fare dhe e kam shumë të sinqertë këtë gjë. Nuk dua të them gjëra që do bëj këtë, do bëj atë kur nuk e di fare. Madje jemi aq në mjegull, sa nuk e dimë ku jemi, derisa të kthjellohemi. Ndoshta në vazhdim të karrierës time, do e them çdo bëj, por tani nuk e di fare”, u shpreh Enxhi Nasufi./Katror.info