Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka vlerësuar lart lojtarët. Ai ka thënë se është krenarë me paraqitjen e tyre në Goteborg.
“Jam shumë krenar me këtë skuadër, me këta futbollistë, me mënyrën se si ata kanë luajtur dhe me luftën të cilën ata e kanë bërë duke na mundësuar që të marrim tri pikët me vete në Prishtinë”, ka thënë Foda në konferencë për media.
Kosova arriti një fitore të vlefshme 1-0 kundër Suedisë, në kuadër të fazës kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026 në ndeshjen e luajtur në Goterborg./Koha.net/Katror.info