Edicioni i dytë i Festivali Ndërkombëtar i Fotografisë – FOTOIST në bashkëpunim me VII Foundation do të mbahet në Prishtinë nga data 30 gusht deri më 3 shtator 2024.
Festivali i fotografisë do të hapet zyrtarisht në Sheshin Zahir Pajaziti dhe Grand Hotel më 30 gusht në orën 19:00, duke mbledhur artistë, fotografë dhe dashamirës të artit nga e gjithë bota.
Sipas komunikatës për media, mbrëmja e hapjes do të shfaqë shtatë ekspozita, duke përfshirë:
1. KEEP CALM AND SMILE nga Korab Basha kuruar nga Elton Koritari – Në këtë projekt ambicioz, fotografi Korab Basha me ushtarët e FSK-së ripërdor dhe rinterpreton sloganin e ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar që gjatë Luftës së Dytë Botërore motivoi britanikët të qëndrojnë të qetë dhe të vazhdojnë përpara, të mbajnë gjallë optimizmin, pavarësisht kërcënimit të afërt të pushtimit nazist.
2. SEE THROUGH THE NOISE nga fotografët e VII Foundation -Kjo ekspozitë shënon ekspozitën e parë kolektive nga anëtarët VII Foundation pas tranzicionit nga VII Photo. Ekspozita eksploron udhëtimin transformues të VII, një kolektiv i krijuar në agimin e epokës dixhitale më 8 shtator 2001.
3. BEHIND THE VEIL nga Barry Lewis –Një udhëtim në Shqipërinë e izoluar gjatë regjimit komunist 1990 dhe periudha e tranzicionit 1991.
4. BORN FREE nga Ilvy Njiokiktjien – Dokumentimi i gjeneratës së parë të Afrikës së Jugut pas aparteidit.
5. CHRONICLE OF FADING STORIES – Kosova 2010-2012** nga Eni Nurkollari – Kapja e ndryshimeve dinamike të Kosovës gjatë tranzicionit nga e kaluara e saj.
6. HOUSE FOR SALE nga Imre Szabó: Një retrospektivë e ngjarjeve të Kosovës të dekadave të fundit.
7. VISUAL TRILOGY ABOUT WARTIME MISSING PERSONS: Tre ekspozita që theksojnë personat e zhdukur gjatë Luftës në Kosovë.
Sipas komunikatës ky edicion premton të angazhojë dhe të frymëzojë vizitorët me një program të pasur që feston artin e fotografisë. /Katror.info
Për më shumë detaje klikoni këtu në websit-in zyrtar të FOTOIST.