katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Virozat gjatë dimrit – qytetarët ftohen të vaksinohen kundër gripit
    2 hours ago
    Rezultatet e takimit Trump-Zelensky
    2 hours ago
    ”Fotoisti” me fuqinë e fotografisë si thirrje kundër luftës
    2 hours ago
    KFOR-i italian ka kryer stërvitje me transport ajror
    3 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jeta kthehet në lumin Don pas 130 vitesh: Mrekulli e gjallë në zemër të Torontos
    24 minutes ago
    Muzika si terapi: Studimi zbulon fuqinë e këndimit për nënat e reja
    35 minutes ago
    Shitjet e makinave elektrike thyejnë rekordet globale në shtator
    41 minutes ago
    Studim i ri: Lënia e duhanit ruan trurin, pavarësisht moshës
    45 minutes ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Kosovarja” e fotografit Afrim Hajrullahu – Një homazh artistik për forcën, qëndresën dhe dashurinë e gruas kosovare
    3 hours ago
    Steve Jobs, fytyra e re e monedhës amerikane
    1 day ago
    Al Pacino dhe Robert De Niro në fushatë të përbashkët për herë të parë
    2 days ago
    Rita Ora, fytyra e re e elegancës për “Armani Beauty”
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Transformimi i Windows 11: AI në çdo kompjuter
    15 minutes ago
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    1 week ago
    OpenAI dhe AMD nënshkruajnë marrëveshje historike
    2 weeks ago
    OpenAI kap vlerën 500 miliardë dollarë
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni dardha çdo ditë?
    2 days ago
    Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i kanellës në mbrëmje
    2 weeks ago
    5 ushqimet më të shëndetshme të vjeshtës
    2 weeks ago
    Kungulli i artë i vjeshtës, ja pse duhet ta konsumoni!
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Destinacionet më të bukura në Europë për të shijuar ngjyrat e vjeshtës!
    2 days ago
    Sardenja dhe Savoia kryesojnë udhëtimet europiane në 2026
    1 day ago
    Një perlë bregdetare në Maine që duhet vizituar këtë tetor
    4 days ago
    Ishulli mahnitës kanadez që nuk mund ta vizitosh
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: ”Fotoisti” me fuqinë e fotografisë si thirrje kundër luftës
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

”Fotoisti” me fuqinë e fotografisë si thirrje kundër luftës

Last updated: 18/10/2025 10:17 AM
6 Shikime
Shpërndaje
Foto: EO

Me ekspozitën e Ron Havivit në qendër, “Fotoisti” ka shpalosur në hapje misionin e tij, që nëpërmjet imazhit t’ia hapë sytë botës për tmerret e luftërave, përfshirë edhe Kosovën. Në mision të tillë ishin edhe Alban Bujari, fotoreporter i “Kohës Ditore”, të cilit i është bërë homazh, sikurse edhe fotoreporterit Paul Lowe

Ai që sheh ekspozitën “A brief guide to investigating war crimes” me fotografitë e Ron Haviv nuk del jashtë hapësirës ekspozuese. Ato lënë pa frymë dhe bëjnë të kuptohet më mirë realiteti brutal. Aty janë lufta, mekanizmat e krimeve të luftës e ndikimet e tyre afatgjate. Ekspozita është homazh për raportimin e guximshëm. Sikur vetë ngjarja u bëri homazh fotoreporterit të “Kohës Ditore”, Alban Bujari, dhe fotoreporterit britanik, Paul Lowe.

Fotografitë e Alban Bujarit janë bërë një lloj ekspozite brenda ekspozitës në hapjen e edicionit të tretë të festivalit ndërkombëtar të fotografisë “Fotoist”, të premten mbrëma. Imazhet e ekspozitës “Erë gjaku” të fotoreporterit të ndjerë me ato të fotografit botëror, Ron Haviv, lidhen lehtë. Të dyja palët kanë plot gjak, dhimbje, vdekje, shkatërrim.

Mundesh me e lexu edhe…

Materiali me video sjell rrëfimin e tij për këpucët e tij të mbushura me gjak.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ndjeva që titulli ishte në ajër ‘Erë gjaku’ –  që e kujtoj ende. Nuk ka qenë lehtë as atëherë, as tash. Madje, më kujtohet që çizmet që kam pasur mbathur këtë ditë, nuk i kam mbathur më kurrë, sepse nuk kam ditur në gjak të kujt kam shkelur”, do të thoshte Bujari në fjalimin e tij të shkurtër me rastin e hapjes së ekspozitës në janar të 2023-tës, në Lapidariumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës. Në materialin e realizuar nga Korab Basha, përtej një fotografi, Bujari vlerësohet si kronist i dhimbjes. Se fotografitë e tij ishin britma të heshtura. Se “në to janë fëmijët që humbën fëmijërinë, nënat që humbën bijtë e tyre e burrat që humbën shtëpitë. Por edhe vendi që nuk humbi dinjitetin”.

Në këtë material me të cilin i bëhet homazh veprës së fotoreporterit Bujari, i cili vdiq më 27 shkurt të këtij viti në moshën 54-vjeçare, thuhet se ai e dinte se fotografia ishte provë, kujtesë e histori, dhe se imazhet që la janë fjalët që nuk harrohen kurrë.

Në të njëjtën formë i është bërë homazh edhe fotografit britanik, Paul Lowe, i cili vdiq më 12 tetor të vitit të kaluar. Aty thuhet se në Sarajevë zemra e tij rrahu më së forti. Se ai jo vetëm që dokumentoi luftën, por edhe përpjekjen e tij për të mbijetuar. Në edicionin e parë të festivalit, ekspozita e tij “Rrethimi i Sarajevës” kishte qenë aktiviteti që i pati prerë shiritin festivalit “Fotoist”.

E zyrtarisht ka hapur edicionin e tretë të premten mbrëma në qendrën “Barbar” në hotelin “Grand”, në Prishtinë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Drejtori i festivalit, fotografi Burim Myftiu, ka thënë se për këtë edicion janë përgatitur 36 ngjarje fotografike.

“Kemi përgatitur një program prej 36 ngjarjesh fotografike. Në këtë ndërtesë janë për momentin nëntë ekspozita në katër kate: i katërti, i treti, i pesti dhe i shtati. Është një kolazh me ekspozita fotografike dhe jo vetëm. Është edhe një ekspozitë me karikatura të komunizmit në Shqipëri, kur religjioni ishte i ndaluar dhe konsiderohej si opium për masat”, ka thënë ai.

Për hapjen, e para ekspozitë është përuruar ajo që në shqip përkthehet si “Një udhëzues i shkurtër për hetimin e krimeve të luftës” me imazhet e fotoreporterit të njohur ndërkombëtarisht dhe bashkëthemeluesit të fondacionit “VII”, Ron Haviv, në bashkëpunim me Rrjetin Global të Gazetarisë Investigative (GIJN).

Në ceremoninë  e hapjes, ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka thënë se e kaluara meriton falënderim për ata që e kanë dokumentuar dhe e kanë treguar për gjithë botën. Se festivali jep kontribut jo vetëm në artin e fotografisë, por edhe në sensibilizimin e çështjeve që trajton.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Për tre vjet ‘Fotoist’ shndërrohet në një pjesë të pandashme të ofertës kulturore të Kosovës e të Prishtinës. Burimi e ka bërë bashkë me shokë, artistë e fotografë të tjerë të Kosovës, por sidomos me emra të mëdhenj të fotografisë botërore. Sonte kënaqësi e veçantë që jemi këtu me Ron Haviv, i cili është një nga aktivistët e kontribuuesit më të mëdhenj për çlirimin e Kosovës, sepse ka qenë pjesë e një kauze shumë të madhe për ta ndërkombëtarizuar çështjen e Kosovës dhe atë që po ndodhte”, është shprehur Çeku.

Ndërsa fotografi Myftiu ka çmuar punën e Haviv, duke theksuar edhe prapaskenat e shkrepjeve të tij.

“E kemi nderin të kemi ekspozitën për krimet e luftës të autorit Ron Haviv, i cili sakrifikoi shumë herë jetën e tij për të bërë një fotografi, për të kapur një imazh. Ndodhej shumë shpesh midis plumbash, granatave, luftimeve, masakrave, snajperëve, për të bërë një fotografi. Qëllimi i vetëm ishte t’i tregonte botës se çfarë po ndodhte në atë vend. Ashtu ndodhi me Kosovën, me Bosnjën, dhe me të gjitha ato vende që Ron vendosi të shkonte, mbase me fatin që të mos kthehej, sepse shumë miq të ngushtë të tij u vranë”, është shprehur Myftiu.

Haviv ka dokumentuar edhe luftën në Kosovë. Fotografia e tij ka përjetësuar edhe imazhet e dokumenteve gjysmë të djegura të një shqiptari të ekzekutuar nga forcat serbe. Është edhe portreti i një të riu shqiptar që lutet për jetën e tij nga paramilitarët serbë, të njohur si “Tigrat e Arkanit”. Shpjegimi pranë fotografisë bën me dije se ai më pas ishte gjetur në një varr masiv në Bosnjë. Fotografia është shkrepur në vitin 1992.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Shenjat e gishtërinjve të Kojë Dusmani, e djegur nga serbët, si dhe fotografia e një foshnje pesëjavëshe në Drenicë, që përgatitet për t’u varrosur si rrjedhojë e të ftohtit në male, janë prej këtyre dëshmive të krimeve të luftës. Është edhe ajo e refugjatëve shqiptarë për në Mal të Zi tek ecin këmbë, ndërsa një burrë bart një të moshuar me karrocë dore.

E kaluara jo fort e largët me atë të Kosovës është edhe fati i njëjtë i Bosnjës. Aty është fotografia e liderit të “Tigrave të Arkanit”, Zelko Razhnatoviq, që ka pozuar me një tigër të marrë nga një kopshti zoologjik në Kroaci. Grupi është akuzuar për krime lufte kundër njerëzimit nga Konventa e Gjenevës.

E në këtë seri rrëfimesh të tmerrshme është edhe imazhi i kafkës së një viktime të korrikut të 1995-s e gjetur në një rrugë malore që ishte përdorur për t’iu ikur serbëve në Srebrenicë. Haviv me fotoaparatin e tij ka kapur edhe dhimbjen e të mbijetuarve të masakrës së Srebrenicës.

E me anë të tekstit bëhet e ditur se në vitin 2024 kanë qenë mbi 120 konflikte të armatosura me 60 shtete të përfshira.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Njëra prej pjesëve të ekspozitës u është kushtuar reporterëve hulumtues dhe atyre të të drejtave të njeriut. Aty janë portretet e tyre.

Cikli i rrëfimit nga vatra e luftës përfshin edhe fotografi nga Republika e Kongos, Bangladeshi, dhe jo vetëm. Nga kjo e para janë fotografitë e viktimave të dhunës seksuale të shkrepura më 2009. Janë edhe pasojat e kësaj dhune. Imazhet shfaqin se si këto gra vazhdojnë të trajtohen. Pas një portreti të zakonshëm bardhezi të një gruaje qëndron rrëfimi i trishtë se ajo është një boshnjake e dhunuar e cila jeton në territorin serb në Bosnjë dhe çdo ditë vdes nga pak duke parë dhunuesit e saj.

Imazhet e tij vijnë edhe nga Ruanda e Libia. E vazhdojnë deri sot. Te krimet në Ukrainë shfaqet imazhi i trupave të mbledhur të martirëve tek priten të hetohen për krime lufte para se të varrosen.

Fotografi amerikan, Ron Haviv, ka thënë se krimet e luftës vazhdojnë, duke iu referuar gjenocidit në Gazë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Po qëndroni në ekspozitën e quajtur ‘A Brief Guide to War Crimes’, të cilën e kam kuruar me disa prej punëve të mia. Krimet e luftës janë një temë e njohur dhe e pranishme edhe sot, e që e diskutojmë edhe me fillimin e luftës midis Izraelit dhe Gazës. Ideja për fjalët dhe fotografinë ka qenë për t’iu dhënë informacion njerëzve se çfarë ka ndodhur dhe mendoj se është shumë e rëndësishme”, është shprehur ai.

Derisa ka theksuar rëndësinë e dokumentimit, ka thënë se komunikimi vizual mundëson që fotografia të jetë kujtim dhe thirrje që të mos bëhet më keq në botë.

“Gazetarët ndërkombëtarë e ata vendorë kanë arritur që gjatë konfliktit t’i tregojnë botës se çfarë ka ndodhur këtu, në mënyrë që të sigurojnë përkrahje për vendin e tyre. Disa prej imazheve janë edhe nga konflikti këtu dhe në vende përreth botës. Ne si fotoreporterë dhe artistë vizualë mundohemi të shfaqim se çfarë po ndodh në mënyrë që bota të bëhet një vend më i mirë”, ka thënë Haviv, regjisor i nominuar për çmimin “Emmy” dhe fotoreporter fitues i shumë çmimeve. Ai është bashkëthemelues i agjencisë fotografike “VII” dhe fondacionit me të njëjtin emër, ku aktualisht shërben si drejtor. Ai u është përkushtuar dokumentimit të konflikteve dhe ngritjes së çështjeve të të drejtave të njeriut në të gjithë globin.

Në festivalin ndërkombëtar të fotografisë “Fotoist”, fotografi që sjellin rrëfime të tilla mund të shihen deri më 24 tetor, kur edhe mbyllet ngjarja.

TAGGED:FotografiaFotoistilajmethirrja kunder luftestophome1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm “Kosovarja” e fotografit Afrim Hajrullahu – Një homazh artistik për forcën, qëndresën dhe dashurinë e gruas kosovare
Artikulli i ardhshëm Rezultatet e takimit Trump-Zelensky

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Virozat gjatë dimrit – qytetarët ftohen të vaksinohen kundër gripit

2 Shikime
Lajme

Rezultatet e takimit Trump-Zelensky

2 Shikime
Lajme

KFOR-i italian ka kryer stërvitje me transport ajror

4 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?