katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    Linda Yaccarino largohet nga drejtimi i X pas dy vitesh në krye të platformës sociale
    9 hours ago
    Osmani takon ndihmëssekretarin e Shtetit: Kosova e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me SHBA-në
    9 hours ago
    Bluesky sjell njoftime më inteligjente dhe të personalizuara
    10 hours ago
    PE-ja konfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në BE
    12 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kosova e nis me fitore Kampionatin Evropian, mposht Çekinë
    9 hours ago
    “Newborn Kosova” rikthen atmosferën festive në Deçan – 180 artistë, një skenë shumëngjyrëshe
    11 hours ago
    Afati për aplikim në master në UP zgjatet deri më 12 korrik
    14 hours ago
    “Prishtina elektronike” – kryeqyteti shndërrohet në qendër të E-sports për 5 ditët e ardhshme
    15 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Linda Yaccarino largohet nga drejtimi i X pas dy vitesh në krye të platformës sociale
    9 hours ago
    Kosova e nis me fitore Kampionatin Evropian, mposht Çekinë
    9 hours ago
    Pse Juventusi e dëshiron Granit Xhakën?
    9 hours ago
    Testi i fundit për Dembele, sulmuesi francez drejt “Topit të Artë”!
    10 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Apple përgatit iPhone 17 Pro Max me super bateri
    4 days ago
    Si u bë ‘Labubu’ një fenomen global?
    3 weeks ago
    Threads shton opsionin “Spoiler”: Diskuto pa prish surpriza!
    3 weeks ago
    Apple prezantion iOS 26: Nivel i ri inteligjence dhe produktiviteti
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë
    13 hours ago
    Përfitimet kryesore shëndetësore të avokados!
    15 hours ago
    Edhe frutat mund të bëhen sallatë, si t’i kombinoni për një pjatë të freskët në verë
    1 day ago
    E vërteta rreth konsumimit të matcha çdo ditë dhe efektet e saj në trupin tuaj!
    1 day ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Gjermania shënon rekord banorësh, jo nga lindshmëria por nga emigrantët
    13 hours ago
    Mos i humbisni këto vende nëse shkoni në Budapest…
    14 hours ago
    Pushime aktive: Qytetet europiane përqafojnë aventurën!
    15 hours ago
    Britania bëhet gati për ekspozitën më të madhe të Henry Moore
    1 day ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Franca dhe Anibar bashkë për të fuqizuar talentet e animacionit në Kosovë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Franca dhe Anibar bashkë për të fuqizuar talentet e animacionit në Kosovë

Last updated: 16/07/2024 7:43 PM
93 Shikime
Shpërndaje
Foto: Anibar


Sot në Pejë, u nënshkrua një marrëveshje e rëndësishme ndërmjet Ambasadës së Francës në Kosovë dhe festivalit Anibar, duke lansuar zyrtarisht projektin e madh “Génesis”. Ky projekt ka për qëllim të ofrojë trajnim për deri në 65 të rinj kosovarë profesionistë të animacionit. Financuar nga Ministria Franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme, “Génesis” do të implementohet bashkërisht nga Instituti Francez i Kosovës dhe Anibar.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, Drejtori Ekzekutiv i Anibarit, Vullnet Sanaja, mbajti një fjalim duke theksuar rëndësinë e projektit Génesis dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Anibarit dhe partnerëve francezë.

“Është një gëzim i madh të ju mirëpres në inaugurimin e projektit Génesis së bashku me Ambasadën Franceze dhe Ansitu Franse. Në Anibar, ne jemi të përkushtuar të krijojmë një platformë ku njerëzit me interes në animacion mund të takohen, krijojnë, shikojnë filma dhe lidhen përmes festivalit tonë”, tha Sanaja.

Mundesh me e lexu edhe…

Kosova e nis me fitore Kampionatin Evropian, mposht Çekinë

Ai theksoi se përmes punës së Akademisë së Animacionit në vitet e fundit, Anibar ka mundur të mbështesë rritjen e një komuniteti të profesionistëve të rinj kreativë. “Sot, me partnerët tanë ne nisemi në një udhëtim të ri me projektin Génesis, një dëshmi e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të mbështetur dhe ngritur sektorin e animacionit në Kosovë. Ky projekt synon të fuqizojë të rinjtë kosovarë të angazhuar në animacion, multimedia dhe video lojëra, duke i ndihmuar ata të shndërrojnë pasionet e tyre krijuese në karriera të suksesshme”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sanaja gjithashtu shprehu gëzimin për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Ambasadën Franceze dhe Ansitu Franse. “Mbështetja e ofruar nga partnerët tanë francezë ka qenë e paçmueshme në misionin tonë për të promovuar një zhvillim të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm të sektorit të animacionit në Kosovë”, tha ai.

Pas fjalimit të Sanajës, Ambasadori Francez, Olivier Guérot, foli për rëndësinë e projektit Génesis dhe lidhjet e forta kulturore ndërmjet Francës dhe Kosovës.

“Çfarë kënaqësie është të jem këtu me ju dhe të lansojmë projektin tonë të ri Génesis me partnerin tonë afatgjatë Anibar. Është gjithmonë mirë të flasësh për kinemanë, animacionin dhe krijimtarinë si një tërësi, si ambasador i një vendi që ka dëshmuar prej kohësh dashurinë e tij për kinemanë në të gjitha format e saj. Siç mund ta dini, industria audiovizuale në Francë luan një rol shumë të rëndësishëm në identitetin tonë, kulturën tonë dhe ekonominë tonë. Më shumë se 250,000 njerëz janë të punësuar në rreth 13,000 kompani në të gjithë Francën,” tha Ambasadori Guérot.

Ai theksoi vlerën e kontributeve të Kosovës në skenën ndërkombëtare të industrisë kulturore dhe krijuese, duke thënë: “Vendi juaj po prodhon filma të cilësisë së lartë, të njohur ndërkombëtarisht, në Oscars, në Cannes, në Venice dhe në shumë festivale dhe ceremoni të tjera të ndarjes së çmimeve. Është vetëm natyrale për ne në Ambasadë të bashkëpunojmë me aktorë nga Kosova. Ne kemi mbështetur dhe kemi punuar me Anibar, me Dokufest jo vetëm gjatë festivaleve të tyre por edhe gjatë Javëve tona vjetore të Frankofonisë”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ambasadori Guérot detajoi strukturën e projektit Génesis, duke shpjeguar tri fazat kryesore: trajnimin, përshpejtimin dhe organizimin e një panairi të sipërmarrjes së re të përbashkët franko-kosovare. “Objektivi kryesor i këtij projekti është të ndihmojë të rinjtë profesionistë kosovarë në animacion të krijojnë mikrondërmarrjet e tyre në një përpjekje për të rritur sipërmarrjen në vend dhe me efekte që shtrihen përtej Kosovës”.

Ai gjithashtu shtoi: “Faza e parë është trajnimi, e cila do të jetë më e gjata. Gjatë kësaj faze, rreth 65 studentë të pre-kualifikuar dhe premtues do të trajnohen nga Anibar dhe Instituti Francez në animacion dhe në gjuhën frënge. Ky trajnim do t’i ndihmojë gjithashtu studentët të përcaktojnë një rrugë më të qartë për karrierën e tyre. Drejt fundit të trajnimit, disa studentë do të kenë mundësinë të bëjnë udhëtime studimore në Francë me profesionistë të fushës”.

Faza e përshpejtimit do të pasohet, ku studentët do të përgatisin prezantime projektesh që do të vlerësohen nga një komitet ekspertësh. Studentët e përzgjedhur do të punojnë për krijimin e mikrondërmarrjeve të tyre me ndihmën e mentorëve. Faza përfundimtare do të jetë organizimi i një panairi të sipërmarrjes së re franko-kosovare, ku studentët pjesëmarrës do të bashkëveprojnë me kompani franceze.

Ambasadori Guérot përfundoi duke shprehur entuziazmin e tij për projektin: “Unë besoj fort se ky projekt do të përfitojë shumë aktorë, në Kosovë dhe në Francë. Do të ndihmojë në ngritjen e një brezi të ri të talentuar të profesionistëve të animacionit. Mezi pres të fillojmë këtë projekt emocionues dhe premtues me Anibar”.

Marrëveshja për projektin Génesis shënon një hap të rëndësishëm përpara për sektorin e animacionit në Kosovë, duke u ofruar të rinjve talente burimet dhe mbështetjen e nevojshme për të lulëzuar në industrinë krijuese. Ky bashkëpunim nënvizon lidhjet e forta kulturore ndërmjet Francës dhe Kosovës dhe krijon një rrugë premtuese për përpjekje të ardhshme krijuese.

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Linda Yaccarino largohet nga drejtimi i X pas dy vitesh në krye të platformës sociale
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova e nis me fitore Kampionatin Evropian, mposht Çekinë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Pse Juventusi e dëshiron Granit Xhakën?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Testi i fundit për Dembele, sulmuesi francez drejt “Topit të Artë”!
TAGGED:anibaranimacionFrancaGenesisKosovepeopletoptop1Tophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Foto: Sunny Hill Foundation Fillon edhe pak ditë – Sunny Hill Festival bën thirrje për vullnetarë
Artikulli i ardhshëm Rekord aplikimesh në UP për studimin e Programit të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

LajmePeople

Linda Yaccarino largohet nga drejtimi i X pas dy vitesh në krye të platformës sociale

14 Shikime
Lajme të miraPeople

Kosova e nis me fitore Kampionatin Evropian, mposht Çekinë

18 Shikime
PeopleSporti n'Katror

Pse Juventusi e dëshiron Granit Xhakën?

16 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?