Në kuadër të bashkëpunimit bilateral ndërmjet administratave publike të Francës dhe Kosovës, sot është prezantuar përmes internetit strategjia kombëtare për përdorimin e inteligjencës artificiale (IA) në administratës publike të Kosovës.
Aktiviteti u organizua nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Administratës dhe Shërbimit Civil të Francës (Direction générale de l’Administration et de la Fonction publique – DGAFP).
“Ky shkëmbim përvojash, që zgjati dy orë dhe përfshiu rreth 80 zyrtarë kosovarë, ngjalli interes të madh duke reflektuar përparimin në mënyrën e të menduarit për këtë teknologji që po transformon praktikat tradicionale të punës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Francës në Kosovë.
Gjatë kësaj bisede ekspertët nënvizuan disa faktorë kyç që duhet të merren parasysh gjatë hartimit të kornizës për përdorimin e IA-së në administratë: kostoja financiare dhe ndikimi në mjedis, siguria dhe mbrojtja e të dhënave, ruajtja e kontrollit njerëzor, si dhe ndikimi që IA mund të ketë në zhvillimin e profesioneve dhe nevojat për trajnimin e nëpunësve civilë.
Sipas njoftimit, palët u pajtuan që diskutimi të vazhdojë gjatë konferencës ndërkombëtare për reformat në administratën publike (#KosovaPAR2025), që do të mbahet në Prishtinë nga 3 deri më 5 shtator 2025, dhe do t’i kushtohet në mënyrë të veçantë temës së inteligjencës artificiale dhe do të ketë pjesëmarrjen e DGAFP. /Katror.info
Përgatiti:
