French Montana mori një dhuratë mjaft të pazakontë për ditëlindjen e tij të 38-të, të cilën e festoi me një festë private me shumë yje të famshëm.
Reperit maroken iu dhurua një deve nga shoku i tij Swizz Beatz, i cili është bashkëshorti i artistes Alicia Keys dhe të dy u panë duke e përshëndetur kafshën e re të French.
Fytyra të tjera të famshme në festë përfshinin Vin Diesel, Soulja Boy, Nelly dhe Tiffany Haddish. Muzikanti u shfaq pak i frikësuar për kafshën, pasi zgjati dorën për ta përkëdhelur, por më pas e tërhoqi shpejt dorën kur deveja bëri një lëvizje të papritur të kokës, në një video të shpërndarë nga TMZ.
Gjithashtu, kujtojmë se artisti French Montana në të kaluaran ka bashkëpunuar me reperin shqiptar Gashi, si dhe me artistën Era Istrefi, ndërsa ishte paraqitur edhe në një videokip të Dafina Zeqirit./Katror.info