katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    Linda Yaccarino largohet nga drejtimi i X pas dy vitesh në krye të platformës sociale
    9 hours ago
    Osmani takon ndihmëssekretarin e Shtetit: Kosova e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me SHBA-në
    10 hours ago
    Bluesky sjell njoftime më inteligjente dhe të personalizuara
    11 hours ago
    PE-ja konfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në BE
    13 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kosova e nis me fitore Kampionatin Evropian, mposht Çekinë
    9 hours ago
    “Newborn Kosova” rikthen atmosferën festive në Deçan – 180 artistë, një skenë shumëngjyrëshe
    12 hours ago
    Afati për aplikim në master në UP zgjatet deri më 12 korrik
    15 hours ago
    “Prishtina elektronike” – kryeqyteti shndërrohet në qendër të E-sports për 5 ditët e ardhshme
    15 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Linda Yaccarino largohet nga drejtimi i X pas dy vitesh në krye të platformës sociale
    9 hours ago
    Kosova e nis me fitore Kampionatin Evropian, mposht Çekinë
    9 hours ago
    Pse Juventusi e dëshiron Granit Xhakën?
    10 hours ago
    Testi i fundit për Dembele, sulmuesi francez drejt “Topit të Artë”!
    11 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Apple përgatit iPhone 17 Pro Max me super bateri
    4 days ago
    Si u bë ‘Labubu’ një fenomen global?
    3 weeks ago
    Threads shton opsionin “Spoiler”: Diskuto pa prish surpriza!
    3 weeks ago
    Apple prezantion iOS 26: Nivel i ri inteligjence dhe produktiviteti
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë
    14 hours ago
    Përfitimet kryesore shëndetësore të avokados!
    15 hours ago
    Edhe frutat mund të bëhen sallatë, si t’i kombinoni për një pjatë të freskët në verë
    1 day ago
    E vërteta rreth konsumimit të matcha çdo ditë dhe efektet e saj në trupin tuaj!
    1 day ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Gjermania shënon rekord banorësh, jo nga lindshmëria por nga emigrantët
    14 hours ago
    Mos i humbisni këto vende nëse shkoni në Budapest…
    15 hours ago
    Pushime aktive: Qytetet europiane përqafojnë aventurën!
    15 hours ago
    Britania bëhet gati për ekspozitën më të madhe të Henry Moore
    1 day ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Fshati Ylber në Tajvan dhe historia e tij mjaft frymëzuese…
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Udhë

Fshati Ylber në Tajvan dhe historia e tij mjaft frymëzuese…

Last updated: 09/06/2024 12:58 PM
82 Shikime
Shpërndaje

Imbuluar me ngjyra të gjalla dhe ilustrime moderne nga muret deri në dysheme, parku 1,000 metra katrorë i artit në Taichung, në Tajvanin qendror, ka qenë shumë i dashur për përdoruesit e Instagram, falë pamjeve shumëngjyrëshe, duke tërhequr rreth dy milionë vizitorë në vit deri përpara fillimit të pandemisë Covid-19.

Njerëzit nuk e vizitojnë këtë park vetëm për anën estetike, por pëlqejnë edhe historinë e tij. Dikur, fshati ishte në prag të rrënimit, por disa piktura të thjeshta nga një veteran e shpëtuan atë dhe i dhanë një jetë të dytë, edhe më të bukur.

Mundesh me e lexu edhe…

Kosova e nis me fitore Kampionatin Evropian, mposht Çekinë

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Veterani i kthyer në artist

Në vitin 2007, Huang Yong-fu, atëherë 84 vjeç, mësoi se shtëpia e tij do të prishej dhe toka do t’u shitej zhvilluesve. I lindur në provincën Guangdong në Kinën Kontinentale, Huang ishte vazhdimisht në lëvizje gjatë jetës si ushtar. Ai mori pjesë në Luftën e Dytë Sino-Japoneze, jetoi në Hong Kong, më pas u bë pjesë e ushtrisë nacionale në ishullin Hainan për t’iu bashkuar Luftës Civile në Kinë, përpara se të tërhiqej në Tajvan me trupat e tjerë të udhëhequr nga Chiang Kai-shek në vitin 1949, pas disfatës së tyre.

Foto: CNN

Më pas, ai vazhdoi të shërbente në një bazë ajrore në Tajvanin jugor dhe më në fund doli në pension si nëpunës në një qendër trajnimi për rekrutët në Taichung. Që atëherë, Huang Yong-fu jetonte në një fshat për ushtarakët, i cili ishte një nga shumë komunitetet e ndërtuara për të strehuar ushtarët nacionalistë që u larguan për në Tajvan, bashkë me familjet.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Për t’i dhënë lamtumirën asaj që kishte qenë shtëpia e tij për gati 30 vjet, Huang mori një furçë dhe filloi të lyente mobiljet. Imazhet lozonjare të krijesave imagjinare dhe të superyjeve vendase u sollën në jetë njëri pas tjetrit, duke filluar nga gardëroba, tavolina dhe stolat e deri te muret e jashtme dhe shtëpitë e braktisura të fqinjëve.

Ai nuk e dinte se fati i tij – dhe i shtëpisë së dashur – do të merrte një kthesë të papritur.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kur studentët nga universitetet aty pranë zbuluan veprat e artit të Huang, fotot e ndërtesave shumëngjyrëshe u bënë virale në internet. 11 shtëpitë e zbukuruara me piktura të çuditshme u bënë shumë shpejt një atraksion i bujshëm për fotografi, nën pseudonimin “Fshati Ylber”, duke sjellë më pas fillimin e një fushate peticioni për ta shpëtuar atë nga prishja në vitin 2010.

Bashkia e qytetit Taichung gradualisht ra dakord që ta ruante fshatin siҫ ishte dhe e ktheu atë në një park publik në vitin 2014. Huang, tani 98 vjeç, i njohur me pseudonimin “Gjyshi Ylber”, u lejua të qëndronte dhe të vazhdonte rutinën e përditshme – të pikturonte fshatin dhe të përshëndeste vizitorët.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pikturat e bekimeve

Wei Pi-ren, 68 vjeç, e ka mbështetur Huang që nga viti 2010 dhe ndan vizionin e tij për fshatin. “Ne duam që ky vend të jetë argëtues, shërues dhe romantik”, thotë ai për CNN Travel.

Për dekada me radhë, Wei ka punuar për të ruajtur kulturën e fshatrave që strehonin ushtarakë dhe ka ndihmuar veteranët si Huang për vizitat e tyre në spital. Kur vëllai i vogël i Huang nga Hong Kongu i kërkoi që të kujdesej për veteranin dhe artin e tij, Wei themeloi organizatën “Ylberi Krijues” dhe rekrutoi artistë të rinj dhe staf për të mirëmbajtur parkun.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Drejtori i artit në këtë kompani, 34-vjeçari Lin Yang-kai, ka nëntë vjet që pikturon dhe studion me Huang. Ai gjithashtu dëshiron të ndihmojë veteranin i cili “përjetoi luftëra dhe ndarje nga familja, por vazhdon të mbetet i pafajshëm dhe i pastër” që të përhapë energji pozitive përmes artit të vet.

“Dëshira e tij është e thjeshtë, – shpjegon Lin. – Ai do që njerëzit të shijojnë kohën e tyre këtu. Ata mund të bëjnë foto me këto ilustrime dhe me frazat e bekimeve në gjuhën kineze dhe t’i marrin këto kujtime të lumtura me vete në shtëpi”.

Dashuria dhe familja janë tema që përsëriten shpesh në këtë fshat. Lin beson se ato pasqyrojnë atë që Huang kërkonte për një kohë të gjatë, por që “asnjëherë nuk u lejua ta kishte si ushtar gjatë kohës së luftës”.

“Muralet kanë të bëjnë kryesisht me familjen, dashurinë, suksesin, miqësinë dhe shëndetin – lumturinë e thjeshtë që ne e marrim si të mirëqenë, për të cilën nuk kemi luftuar kurrë që ta fitojmë,” thotë Lin, duke treguar ilustrimin e një familjeje të lumtur të ulur rreth një tavoline darke. “Ai gjen ngushëllim duke i pikturuar këto”./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Linda Yaccarino largohet nga drejtimi i X pas dy vitesh në krye të platformës sociale
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova e nis me fitore Kampionatin Evropian, mposht Çekinë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Pse Juventusi e dëshiron Granit Xhakën?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Testi i fundit për Dembele, sulmuesi francez drejt “Topit të Artë”!
TAGGED:frymezimfshati YlberngjyraTajvantop1udhe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Përse disa njerëz e vuajnë vapën më shumë se të tjerët? Ka një shpjegim!
Artikulli i ardhshëm Në mbrëmje zhvillohet finalja e Prishtina Open 2024

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

LajmeUdhë

Gjermania shënon rekord banorësh, jo nga lindshmëria por nga emigrantët

17 Shikime
Udhë

Mos i humbisni këto vende nëse shkoni në Budapest…

22 Shikime
Udhë

Pushime aktive: Qytetet europiane përqafojnë aventurën!

22 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?