Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka shpallur konkurs për nominimin e gjashtë kandidatëve që do të kenë mundësinë të studiojnë në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Konkursi i aplikimeve është i hapur nga 25 gusht deri më 8 shtator 2025, ora 23:59, dhe aplikimi bëhet online përmes faqes: https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply.
Të drejtë aplikimi kanë të rinjtë dhe të rejat të moshës 18 deri në 22 vjeç (deri më 1 korrik 2026). Informata të hollësishme dhe kriteret e plota gjenden në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes: https://mod.rks-gov.net.
Për pyetje shtesë, kandidatët mund të kontaktojnë në numrat: 038-555584 5690 / 5691, gjatë orarit 09:00 – 15:00.
Ministria fton të gjithë të rinjtë dhe të rejat nga Kosova të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke kontribuar si kadetë të gjeneratës së re të liderëve ushtarakë./Katror.info