Forca e Sigurisë së Kosovës njofton se nga 20 deri më 29 tetor 2025, do të zhvillojë ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”, pjesë e procesit të validimit të Regjimentit të tretë të Forcave Tokësore.
Gjatë kësaj periudhe, qytetarët mund të vërejnë lëvizje të konvojeve ushtarake nga vendbazimet e FSK-së drejt rajonit të Gjakovës, përkatësisht Aeroportit të Gjakovës dhe Poligonit ushtarak në Babaj të Bokës.
Forca e Sigurisë së Kosovës thekson se të gjitha aktivitetet janë pjesë e ushtrimit dhe kërkon mirëkuptim nga qytetarët për çdo shqetësim të mundshëm./Katror.info