Në Kosovë, gjatë vikendit do të mbajë mot i ndryshueshëm.
Të shtunën, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, parashihet ditë e nxehtë me temperatura deri në 29 gradë Celsius.
Por të dielën, temperaturat bien drastikisht, deri në 15 gradë Celsius.
“Të shtunën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29gradë Celsius. Do të fryjë erë, kryesisht nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4m/s”.
“Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të cilat do të përfshijnë gjithë territorin. Në fushat termike do të ketë ulje të ndjeshme, kryesisht atyre maksimaleve .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Katror.info