Shoqata e Grave Shqiptare të Kroacisë, gazetares së RTK-së Alketa Gashi Fazliu ia ka ndarë çmimin ‘Mbretëresha Teuta’, në një ceremoni të organizuar në Zagreb.
“Çmimi “Mbretëresha Teuta” m’u dha sonte në një ceremoni fantastike të organizuar në Zagreb!
Shoqata e grave shqiptare të Kroacisë në përvjetorin e 33-të të organizimit të ditëve të kulturës shqiptare më nderoi sa s’ka më!
Kosova dhe Kroacia kanë po të njëjtën histori dhimbje të luftës dhe sonte pata fatin të takoj disa nëna kroate që kishin humbur fëmijët e tyre në luftën e Kroacisë”, ka shkruar Gashi në ‘’Facebook’./Katror.info