Artisti Genc Salihu do të jetë skenaristi i edicionit të tretë të Festivalit të Këngës në RTK.
Ai ishte pjesë e festivalit të RTK-së edhe në edicionin e kaluar, si prezantues i festivalit, por edhe si performues.
Festivali i Këngës në RTK do të mbahet më 6, 7 dhe 8 nëntor, ku gjithsej 20 këngë dhe artistë të artit muzikorë janë në garë për çmimin e parë të festivalit “Fest 3”./Katror.info