Në njërën nga mbrëmjet e fundit, artistja shqiptare, Dafina Zeqiri ka mbajtur koncertin e saj në Londër.
Por, aty ndodhi ajo që më pak pritej. Një vajzë nuk po ndjehej mirë e cila ishte shumë afër skenës ku po përformonte këngëtarja. Kjo i ra në sy këngëtares së njohur.
Dafina Zeqiri ndali këndimin dhe u afrua që t’i ndihmonte vajzës së bashku me dy nga pjesëtarët e saj të sigurimit.
Ky gjest i Dafinës iu ka pëlqyer shumë ndjekësve madje thonë se është gjest për t’u duartrokitur./Katror.info
- Advertisement -