Gjilani ka bërë një hap strategjik për të forcuar mbrojtjen në sezonet e ardhshme.
Klubi ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje me futbollistin kroat Mario Žebić, i cili do t’i bashkohet repartit defensiv, me synimin për të rritur konkurrencën dhe stabilitetin në këtë sektor.
“Mario Zebic i bashkohet Gjilanit. Sport Club Gjilani ka kënaqësinë të njoftojë se ka arritur marrëveshje për transferimin e futbollistit Mario Zebic. Mbrojtësi nga Spliti i Kroacisë ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë pjesë të klubit tonë deri në verën e vitit 2027″, thuhet në njoftimin e skuadres gjilanase./Katror.info