Gjatë kësaj fundjave në Gjirokastrës po mbahet panairi i artizanateve dhe kulinarisë, “Kult Art
4”. Ky organizim po mbahet për të 4-tin vit radhazi në Pazarin Karakteristik, i organizuar nga
Bashkia e Gjirokastrës.
Panairi ka filluar më 7 tetor, dhe do të vazhdojë të jetë i hapur deri të dielën, më 9 tetor.
Disa nga aktivitetet që priten të mbahen janë: Ekspozita të pikturave, paraqitja e Kostumeve
popullore ndër shekuj nga piktori Stavri Çari, si dhe valle nga Ansambli i Ulqinit dhe Ansambli
Lunxhëria.
Nëse dëshironi të kaloni një fundjavë më ndryshe larg nga puna dhe lodhja, mund të ikni për një udhëtim në Gjirokastër për një përvojë të mrekullueshme, ku përpos argëtimit, adhuruesit e
produkteve artizanale mund të gjejnë produkte të punuara nga duart e arta të artizanëve nga e
gjithë Shqipëra, Gjakova dhe Ulqini.