Një katërshe e gjyqtarëve shqiptarë do ta ndajnë referimin për herë të parë në fazën e grupeve të Champions League.
Enea Jorgji me asistentët Denis Rexha e Ridiger Çokaj dhe gjyqtari i katërt Florian Lata do të drejtojnë ndeshjen Young Boys-RB Leipzig.
Kjo përballje do të zhvillohet më 19 shtator në stadiumin “Stade de Suisse Wankford” të Zvicrës.
Lajmin e ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Futbollit në rrjetet sociale./Katror.info