Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Remzije Istrefi-Peci, ka fituar Çmimin për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut për vitin 2024.
Sipas njoftimit, çmimi do të prezantohet në mars të vitit 2025, në Samitin Global mbi Kushtetutshmërinë në Universitetin e Texasit në Austin në SHBA.
Lajmin e ka bërë të ditur themeluesi i Samitit, Richard Albert.
Qëllimi kryesor i Samitit Global është të krijojë mundësi për të gjithë që të lulëzojnë në një mjedis intelektualisht stimulues të përkushtuar ndaj integritetit akademik, diversitetit, barazisë, lirisë së fjalës dhe përfshirjes. Përveç menusë së pasur të programimit shkencor, Samiti Global ofron mundësinë për t’u angazhuar në shkëmbime intelektuale shpërblyese dhe bashkëpunuese dhe për të shfrytëzuar raste për ndërveprim shoqëror.
Edicioni i parë u mbajt më 2021. I dyti më 2023. Samiti Global i 2025 do të jetë edicioni i tretë.
Nga viti 2002, gjyqtarja Remzije Istrefi-Peci është ligjëruese në Departamentin e Shkencave Politike dhe nga viti 2008 është profesoreshë e të Drejtës Ndërkombëtare në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.
Publikimet e saj renditen në platformat: SCOPUS, Web of Science, World Cat, Ebsco, etj.
Para emërimit, gjyqtarja Istrefi-Peci ka punuar edhe si këshilltare dhe trajnuese për të drejtat e njeriut në disa organizata vendore dhe ndërkombëtare si: OSBE, KE, UNDP, ECMI, IJK, IKAP, OAK, dhe ishte anëtare e Komisionit Shtetëror për Provimin e Jurisprudencës.