Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi.
Sipas këtyre të dhënave, aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra.
Pritjet në hyrje raportohen nga 3 deri në 5 minuta. Përderisa pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra, pritjet për të dalë nga Kosova janë të gjata.
Raportohen pritje deri gjysmë ore në Merdarë dhe deri 15 minuta pritje te Dheu i Bardhë./Katror.info